Kronikë

Rihapja e gjyqit për Mediun, Zamira Durdaj në Report Tv: Gjithçka për dosjen Gërdeci të nisë nga e para, besojmë te sistemi i ri! Motivi i jetës time drejtësia për djalin

6 Maj 2021, 12:35| Përditesimi: 6 Maj 2021, 13:11

  • Share

Vendimi i SPAK, i cili sot i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes së Gërdecit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut, shihet si një dritë shprese për drejtësi nga Zamira Durdaj, nëna e 7 vjeçarit Edison Durdaj që ishte mes 26 personave të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve.

Në një intervistë për gazetarin e Report TV Arsen Rusta Zamira Durdaj e cila bashkë me burrin e saj Feruzan Durdaj janë personat që kanë bërë kallëzim në SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes së Qeverisë Berisha në vitin 2008, tha se shpreson që nuk do të dalë e zhgënjyer nga drejtësia e re kurs epër Mediun tha se ai nuk është gjykuar fare. Duke kërkuar që e gjithë dosja e Gërdecit të nisë nga e para, Durdaj tha se motivi i jetës së saj është të vendoset drejtësia për djalin e mitur.

“Jam njoftuar nga mediet shpresojmë të jetë një lajm i mirë dhe të mos zhgënjehemi siç jemi zhgënjyer më parë, shpresat te drejtësia e re, ky është motivi i jetës time, drejtësia për djalin tim të mitur. Ky ish ministër nuk ishte gjykuar asnjëherë dhe duam të përgjigjet për atë që ka bërë. Kemi kërkuar rihapjen e këtij procesi sepse nga Gjykata e Lartë na u mbyll pa u gjykuar fare ish-ministrri i Mbrojtjes. Dhe dosja për 29 të pandehurit e tjerë u coptua rrugës dhe doli me vendime qesharake. Kurse për këtë ish-ministër nuk ka asnjë dënim. Se ishin të gjitha mjetet e ushtrisë atje”.

Durdaj tha se do të shkojë në çdo seancë që do të zhvillohet për Mediun ndërsa ka propozuar edhe që çështja të nisë nga e para.

“Ne nga klasa politike, ne jemi  distancuar dhe i jemi drejtuar sistemit të drjeëtësisë, shpresoj të vazhdojmë me sistemin e drejtësisë dhe jo me klasën politike. Në çdo seancë që do të zhvillohet unë do të jemë e pranishme siç kam bërë në të gjitha shkallët. Gjykata e lartë se di a do e pranoijë këtë kërkesë. Them se është pastruar gjykata e lartë dhe çështjen e gërdecit e kanë gjykuar ata që janë larguar. Kur të vendoset drejtësia për ata viktima që hanë dhe sot atëherë shpirti im do të gjejë paqe. Për dosjen gërdeci gjithçka duhet të nisë nga e para, jo vetëm për ministrin. Gjithçka ka nisur nga babëzua për para. Duhet të fillojë e gjitha nga e para dhe njëherë”, shtoi ajo.

Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun. Nga ai shpërthim i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. 

Komento

Komente

  • timoni: 06/05/2021 15:09

    Nje Bravo te Madhe qe ju arrini ta dimostroni zonje se femija nuk harrohet uroj ju te keni drejtesin qe duhet , dhe ishalla sic te ka ra ty halli dhe fatkeqsia i raft kture qe shkr e lexojn dhe modifikojn ligjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?