Kronikë

Rikthehen reshjet e dendura të shiut! Përmbytje në Vlorë dhe Lezhë, problematike situata edhe në Durrës (VIDEO)

11 Shtator, 07:28| Përditesimi: 11 Shtator, 10:08

  • Share

Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer në vendin tonë duke shkaktuar problematika në disa qytete, si Vlorë, Lezhë e Durrës.

Vlorë, disa rrugë e lagje janë përmbytur. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”. Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.

Edhe situata në Durrës u paraqit problematike. Disa rrugë u përmbytën si te kryqëzimi që të dërgon të kompleksi i shkollave të mesme si dhe te Shëtitorja " Taulantia" apo ndryshe rruga që të drejton te Currilat.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme edhe në Lezhë. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje  në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja.

Lajmi në përditësim...

Ora 10:05
Reshjet/ Përmbytet makina në Durrës, shoferi rrëfen momentet e tmerrit: Isha me familjen, u rrethuam nga uji! Shpëtuam me not (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje në disa rrugë të qytetit bregdetar të Durrësit, si në zonën e “Velierës”. Një makinë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, është përmbytur dhe rrethuar nga uji në nënkalimin e “Velierës” në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Situata ka qenë mjaft e rrezikshme për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij, i cili në orët e para të mëngjesit ka qenë duke udhëtuar drejt Rinasit, kur është përballur me reshjet e dendura të shiut. Makina i mbeti e bllokuar në mes të ujit, duke u rrezikuar edhe jetën shoferit dhe familjes së tij. Ai rrëfen për Report Tv se për të shpëtuar, kanë dalë nga makina dhe kanë notuar.

“Po vinim nga ora 5 e gjysmë, isha për në Rinas. Mendova që po e kaloj, se nuk kishte shumë. Siç e sheh, ngeca bashkë me familjen në makinë. Pastaj me not dolëm jashtë. Shkuam u ndërruam u bëmë. Makina e bllokuar, ka që në orën 5 e gjysmë aty. Kishte pak më tepër, tani është ulur niveli i ujit, ishte deri tek pasqyrat. Kjo është makinë e re, mund të them që nuk bëhet më. Është 40 mijë euro makinë”, rrëfen pronari i makinës për Report Tv.

Ora 08:56
Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Lezhë, përmbytje në lagjen Besëlidhja

 

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme edhe në Lezhë.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje  në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja.

Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për zhbllokimin e pusetave.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?