Rikthehet energjia elektrike në Luginën e Valbonës, pas dy javësh mungesë, për shkak të motit të keq që shkaktoi dëme në përcjellës dhe në shtylla elektrike të zonës.
Lugina e Valbonës tashmë ka energji 100%, pasi u bë i mundur riparimi i shumë defekteve të shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike.
U vendosën 20 shtylla, 40 traversa, u riparuan dy kabina plotësisht të cilat ishin të dëmtuara.
Falë punës të grupeve teknike të OSHEE Kukës dhe Tropojë prej 12 ditësh dhe pse koha me borë e shi nuk i ka favorizuar aspak.
Lajmi kryesor: