PSG 5-0 Inter, finalja e sezonit të shkuar në Mynih

Sport

Rikthehet melodia e Champions League, luhen sot 6 ndeshjet e para të fazës së ligës! Juve dhe Real Madrid në fushë (KALENDARI)

16 Shtator, 10:30| Përditesimi: 16 Shtator, 14:35

  • Share

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League do fillojë sot me ndeshjet në fazën e ligës. Duke nisur nga ora 18:45 zhvillohen dy duelet Bilbao - Arsenal, ndërsa PSV pret kampionët belgë të Royale Union SG.

Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në Torino, me Juventusin që pret Dortmundin. Po në këtë orar luhen edhe Real Madrid - Marseille, Tottenham - Villarreal apo Benfica - Qarabag.

Raundi i parë i fazës së ligës është i ndarë në tre ditë. Të mërkurën më 17 shtator, luhen gjashtë sfida, ku spikat Bayern - Chelsea apo Liverpool - Atletico Madrid. Të enjte Man. City luan me Napolin.

Faza e ligës në Champions League vendos përballë 36 skuadra në një mini-kampionat me tetë rivalë të ndryshëm për çdo ekip, ku katër ndeshje zhvillohen në shtëpi dhe katër jashtë. Në fund të tetë ndeshjeve, tetë skuadrat e para që kanë grumbulluar më shumë pikë kalojnë në 1/8, ndërsa nga vendi 9 deri në 24 do ketë duele play-off me dy takime vajtje-ardhje. Ndërkohë skuadrat e renditura nga pozitat 25 deri në 36, eliminohen.

Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:

E martë, 16 shtator 2025

18:45

Athletic Bilbao - Arsenal

PSV - Royale Union SG

21:00

Benfica - Qarabag

Juventus - Dortmund

Real Madrid - Marseille

Tottenham - Villarreal

E mërkurë, 17 shtator 2025

18:45

Olympiacos - Pafos FC

SK Slavia Praga - Bodo/Glimt

21:00

Ajax - Inter

Bayern Munich - Chelsea

Liverpool - Atletico Madrid

PSG - Atalanta

E enjte, 18 shtator 2025

18:45

Club Brugge - Monaco

Copenhagen - Bayer Leverkusen

21:00

Eintracht Frankfurt - Galatasaray

Manchester City - Napoli

Newcastle - Barcelona

Sporting Lisbone - Kairat Almaty

Ora 14:33
Edon Zhegrova mund të debutojë sot te Juventusi, Tudor e grumbullon për ndeshjen e Champions League

Edon Zhegrova është pjesë e Juventusit për ndeshjen e sotme kundër Dortmundit, e cila luhet në orën 21:00 në Torino dhe vlen për fazën e ligës në Champions League. I mbetur jashtë listës për sfidën e fituar 4-3 kundër Interit, Zhegrova duket se ka fituar formën fizike pas nëntë muajsh dëmtimi dhe Igor Tudor do ta ketë me vete, të paktën në stol.

Në listën e publikuar nga Juvja, shqiptari i sulmit është i gatshëm për të zbritur në fushë dhe sot mund të kemi debutimin e tij te Juventusi, disa javë pasi u bashkua me ekipin.

Ora 14:01
Sot Juve - Dortmund, Tudor: Ekip serioz, fitoren në derbi s'e shijuam as dy ditë

Pas fitores dramatike 4-3 ndaj Interit, Juventusi i Igor Tudorit përgatitet për sfidën e parë në Champions League ndaj Borussia Dortmund, që do të zhvillohet sot në mbrëmje në orën 21:00. Trajneri kroat mund të bëjë ndryshime në formacion, me Cambiaso që rikthehet pas pezullimit dhe David që mund të fillojë në vend të Vlahovic. Conceiçao mbetet në dyshim.

Tudor theksoi rëndësinë e përgjigjes së shpejtë në fushë pas fitores 4-3 në derbin kundër Interit. “Nuk mund ta shijojmë këtë fitore as për dy ditë… Lojtarët duhet të jenë të aftë, të hanë dhe të flenë mirë. Mentalisht, duhet të zgjedhim lojtarët e duhur.”

Ai shtoi se edhe pse fitorja ndaj Interit nuk ishte perfekte, ishte një sinjal pozitiv. Për Dortmundin, Tudor e cilësoi si një “ekip serioz dhe të klasit të parë”, duke paralajmëruar një sfidë të vështirë, por një mundësi të shkëlqyer për të treguar forcën e Juventusit në Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?