Pas fitores dramatike 4-3 ndaj Interit, Juventusi i Igor Tudorit përgatitet për sfidën e parë në Champions League ndaj Borussia Dortmund, që do të zhvillohet sot në mbrëmje në orën 21:00. Trajneri kroat mund të bëjë ndryshime në formacion, me Cambiaso që rikthehet pas pezullimit dhe David që mund të fillojë në vend të Vlahovic. Conceiçao mbetet në dyshim.
Tudor theksoi rëndësinë e përgjigjes së shpejtë në fushë pas fitores 4-3 në derbin kundër Interit. “Nuk mund ta shijojmë këtë fitore as për dy ditë… Lojtarët duhet të jenë të aftë, të hanë dhe të flenë mirë. Mentalisht, duhet të zgjedhim lojtarët e duhur.”
Ai shtoi se edhe pse fitorja ndaj Interit nuk ishte perfekte, ishte një sinjal pozitiv. Për Dortmundin, Tudor e cilësoi si një “ekip serioz dhe të klasit të parë”, duke paralajmëruar një sfidë të vështirë, por një mundësi të shkëlqyer për të treguar forcën e Juventusit në Champions League.
Lajmi kryesor:
Rikthehet melodia e Champions League, luhen sot 6 ndeshjet e para të fazës së ligës! Juve dhe Real Madrid në fushë (KALENDARI)
S.Dh/ReportTv.al
