Dinamo fitoi 1-0 me Erzenin për javën e 13-të të Superligës në "Niko Dovana" të Durrësit. Pas ndeshjes për MCN foli trajneri i Bluve. Dritan Mehmeti tha se korrigjoi anën difensive, teksa ai kërkon kohë dhe nuk mund t'i kërkohet lojë e bukur në këtë moment.
"Erzeni, sidomos në pjesën e parë, arriti të na merrte terrenin e lojës. Edhe për meritën e cilësive që ka. E respektojmë. Ka element shumë të mirë, që na vunë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Ne kemi elementë të mirë, por kemi një skuadër që është formuar vetëm në momentet e fundit. Mendoj që jemi duke bërë maksimumin. Më tepër jam munduar që skuadrës t’i ndryshoj mentalitetin. I kam dhënë shumë më tepër skuadrës qetësinë psikologjike. Më tepër të kalojmë këtë situatë, sepse ka qenë një situatë e vështirë.
Ndryshime? Jam munduar të jem cinik dhe racional. Jam shumë i kënaqur me pikët e marra deri tani. Por kam shumë punë për të bërë sa i përket mënyrës se si do ta interprentojmë lojën. Kemi qenë mbrojtja më e dobët me 17 gola të pësuar. Jam munduar të ndryshoj aspektin difensiv. Nëse nuk arrin ta rregullosh këtë aspekt, nuk mund të shkon te fitorja. Nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani, sepse edhe mua më duhet kohë", tha Dritan Mehmeti.
Tanimë Dinamo me 15 pikë merr vendin e katërt, ndërsa Erzeni me 13 pikë mban vendin e parafundit (9).
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund
S.Dh/ReportTv.al