VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund

23 Nëntor 2023, 22:16| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 22:23

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të enjte javën e 13-të me një minutë heshtje. E shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta tragjikisht në fushë të kapitenit të Egnatias, Dwamena, Egnatia dhe Partizani u rikthyen dhe luajtën pjesën e mbetur të ndeshjes që zhvilloi vetëm 24 minuta më 11 nëntor, duke përfunduar 1-1. Po sot, Dinamo mundi 1-0 Erzeni në "Niko Dovana", ndërsa Tirana fitoi 3-2 me Kukësin në "Air Albania" mes emocioneve dhe përmbysjeve. Java e 13-të e Superligës do vijojë të premte me dy sfida në orën 17:00. Në Shkodër luhet Vllaznia - Laçi, ndërsa në Korçë vendasit e Skënderbeut presin Teutën.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të. Dueli nuk ishte si gjithë të tjerët, teksa gjithçka nisi në minutën e 24-t, aty ku u ndal më 11 nëntor. Kjo datë do jetë në memorien e tifozëve në Shqipëri, pasi kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital në moshën 28-vjeçare.

Sfida nisi me homazhet e të dyja klubeve për kapitenin dhe një minutë heshtje në nderim të tij. Një foto e tij ishte vendosur në fushë, me drejtorin Olsi Rama të miqve dhe presidentin Demrozi të Egnatias që vendosën kurora me lule para portretit të të ndjerit. Gjithashtu lojtarët bënë homazhe për lojtarin, duke bërë edhe një foto së bashku në kujtim të një ndodhie që preku shumë tifozë. Ndërkohë që Egnatia i dedikoi edhe një këngë ish-kapitenit ganez.

Me protokoll të njëjtë dhe me disa zëvendësime për shkak lëndimesh, dueli në "Arena Egnatia" nisi në minutën e 24-t. Sfida dhuroi emocione, ashtu sikundër pritej nga dy skuadrat që ndajnë kreun e renditjes. Vendasit e Egnatias shpërdoruan disa raste, teksa në fund Partizani e mbylli me nëntë lojtarë pas dëmtimeve të Bytyçit dhe Prekës. Në fund 1-1, rezultat që ishte sigluar më 11 nëntor me golat e Malotës për vendasit dhe Bintsouka për miqtë. Me 13 ndeshje të luajtura, Egnatia mban kreun me 27 pikë, teksa po me kaq pikë Partizani është i dyti, duke pasur edhe një ndeshje më pak. Pas gjashtë fitoreve radhazi, Partizani ndalet nga Egnatia.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 1-0 me Erzenin për javën e 13-të në Superligë. Blutë e Mehmetit sigurojnë tri pikë me vlerë dhe për herë të parë lënë zonën e ftohtë të renditjes, duke u pozicionuar për momentin në vendin e katërt me 15-të pikë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 65 e takimit për të prishur balancat. Një ndërhyrje e gabuar e Atandës bëri që kryesori Albert Doda t'i tregonte kartonin e kuq mbrojtësit, kjo edhe pas konsultës me VAR-in. Më pas loja kaloi në krahun e vendasve, që gjetën golin me Rustem Hoxhën në minutën e 77-të të ndeshjes. Në zhvilimet e një këndoreje, lojtari i Dinamos përfitoi nga një pasim në zonë për të mposhtur Hasanbellin. Edhe pse në pjesën e parë Erzeni kishte katër raste të pastra për shënim, ekipi i Deliallisit del pa pikë. Tanimë Dinamo me 15 pikë merr vendin e katërt, ndërsa Erzeni me 13 pikë mban vendin e parafundit (9).

Tirana rikthehet te tri pikët, teksa bardheblutë mundën 3-2 Kukësin në "Air Albania" për javën e 13-të të Superligës. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të Dwamenas, ndërsa 90 minutat e lojës i kishin të gjitha. Pesë gola, karton i kuq, përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund edhe sherr mes lojtarëve.

Duhej minuta e 15-të e ndeshjes që Ardit Deliu të kalonte në epërsi bardheblutë me një gol të bukur, ndërsa fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhebluve.

Në pjesën e dytë ishte Kukësi që mori frenat e lojës dhe barazoi me Beshiraj në të 53 minutë, kjo pas asistit të Salami. Dhjetë minutat e fundit të sfidës ishin një dramë e vërtetë. Miqtë e Stavri Nicës shënuan golin e avantazhit 1-2 me Momoh, sërish pas asistit të Salami.

Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 87 minutë Përgjoni vendosi ekuilibrat në 2-2 pas pasimit të Patrick, i rikthyer pas një kohe të gjatë nga dëmtimi. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Kaina në minutën e 90-të vendosi që tri pikët të shkonin te Tirana, që fitoi 3-2. Te goli i fitores sërish Patrick kyç me pasimin final.

Vendimtar në këtë duel edhe kartoni i kuq për Nikolin Dukën në të 61 minutë, që la Kukësin me dhjetë futbollistë. Në fund të duelit nerva mes lojtarëve, me de la Torre që u përplas me vendasit, ndërsa situata u qetësua pas disa sekondave.

Pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në Korçë, Tirana ia del që të sigurojë tri pikë mes dramës dhe rikthimi në "Air Albania" ka qenë i duhuri për skuadrën e Julian Ahmataj, që e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, duke iu afruar kryesuesve të Egnatias dhe Partizanit që kanë 27-të pikë. Nga ana tjetër Kukësi tregoi se di të luajë futboll të bukur, por mbetet me 14 pikë në vendin e gjashtë.

Superliga - java e 13-të:

E enjte

FT 13:30 Egnatia 1-1 Partizani (Nisi nga minuta 24)

FT 17:00 Dinamo 1-0 Erzeni

FT 20:00 Tirana 3-2 Kukësi

E premte

17:00

Vllaznia - Laçi

Skënderbeu - Teuta

Renditja:

Ora 22:08
Dramë, pesë gola dhe përmbysje në minutën e 90-të, Tirana fiton 3-2 me Kukësin në 'Air Albania'! Sherr në fundin e lojës (VIDEO)


Tirana rikthehet te tri pikët, teksa bardheblutë mundën 3-2 Kukësin në "Air Albania" për javën e 13-të të Superligës. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të Dwamenas, ndërsa 90 minutat e lojës i kishin të gjitha. Pesë gola, karton i kuq, përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund edhe sherr mes lojtarëve.

Duhej minuta e 15-të e ndeshjes që Ardit Deliu të kalonte në epërsi bardheblutë me një gol të bukur, ndërsa fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhebluve.

Në pjesën e dytë ishte Kukësi që mori frenat e lojës dhe barazoi me Beshiraj në të 53 minutë, kjo pas asistit të Salami. Dhjetë minutat e fundit të sfidës ishin një dramë e vërtetë. Miqtë e Stavri Nicës shënuan golin e avantazhit 1-2 me Momoh, sërish pas asistit të Salami.

Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 87 minutë Përgjoni vendosi ekuilibrat në 2-2 pas pasimit të Patrick, i rikthyer pas një kohe të gjatë nga dëmtimi. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Kaina në minutën e 90-të vendosi që tri pikët të shkonin te Tirana, që fitoi 3-2. Te goli i fitores sërish Patrick kyç me pasimin final.

Vendimtar në këtë duel edhe kartoni i kuq për Nikolin Dukën në të 61 minutë, që la Kukësin me dhjetë futbollistë. Në fund të duelit nerva mes lojtarëve, me de la Torre që u përplas me vendasit, ndërsa situata u qetësua pas disa sekondave.

Pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në Korçë, Tirana ia del që të sigurojë tri pikë mes dramës dhe rikthimi në "Air Albania" ka qenë i duhuri për skuadrën e Julian Ahmataj, që e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, duke iu afruar kryesuesve të Egnatias dhe Partizanit që kanë 27-të pikë. Nga ana tjetër Kukësi tregoi se di të luajë futboll të bukur, por mbetet me 14 pikë në vendin e gjashtë.

 

 

 

 

Ora 20:06
VIDEO/ Gjest i veçantë në 'Air Albania', Tirana dhe Kukësi mbajnë një minutë heshtje për Dwamenan

 

Tirana dhe Kukësi po përballen në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:00 e kësaj të enjteje për javën e 13-të në Superligë. Përpara ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për nder të Raphael Dwamenas, ish-kapitenit të Egnatias që u nda nga jeta në fushën e lojës gjatë sfidës mes Egnatias dhe Partizanit në 11 nëntor. Veç qetësisë në stadium, edhe në hapësirën e reklamave rreth stadiumit një dedikim për 28-vjeçarin ganez. "Raphael Dwamena. I paharruar", shkruhet në ekrane.

Ora 19:45
Riktheu Dinamon te suksesi, Dritan Mehmeti: Mos më kërkoni tani lojë të bukur


Dinamo fitoi 1-0 me Erzenin për javën e 13-të të Superligës në "Niko Dovana" të Durrësit. Pas ndeshjes për MCN foli trajneri i Bluve. Dritan Mehmeti tha se korrigjoi anën difensive, teksa ai kërkon kohë dhe nuk mund t'i kërkohet lojë e bukur në këtë moment.

"Erzeni, sidomos në pjesën e parë, arriti të na merrte terrenin e lojës. Edhe për meritën e cilësive që ka. E respektojmë. Ka element shumë të mirë, që na vunë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Ne kemi elementë të mirë, por kemi një skuadër që është formuar vetëm në momentet e fundit. Mendoj që jemi duke bërë maksimumin. Më tepër jam munduar që skuadrës t’i ndryshoj mentalitetin. I kam dhënë shumë më tepër skuadrës qetësinë psikologjike. Më tepër të kalojmë këtë situatë, sepse ka qenë një situatë e vështirë.

Ndryshime? Jam munduar të jem cinik dhe racional. Jam shumë i kënaqur me pikët e marra deri tani. Por kam shumë punë për të bërë sa i përket mënyrës se si do ta interprentojmë lojën. Kemi qenë mbrojtja më e dobët me 17 gola të pësuar. Jam munduar të ndryshoj aspektin difensiv. Nëse nuk arrin ta rregullosh këtë aspekt, nuk mund të shkon te fitorja. Nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani, sepse edhe mua më duhet kohë", tha Dritan Mehmeti.

Tanimë Dinamo me 15 pikë merr vendin e katërt, ndërsa Erzeni me 13 pikë mban vendin e parafundit (9).

Ora 19:10
VIDEO/ Dinamo fiton 1-0 me Erzenin dhe ngjitet në vendin e katërt, shijakasit me dhjetë lojtarë

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 1-0 me Erzenin për javën e 13-të në Superligë. Blutë e Mehmetit sigurojnë tri pikë me vlerë dhe për herë të parë lënë zonën e ftohtë të renditjes, duke u pozicionuar për momentin në vendin e katërt me 15-të pikë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 65 e takimit për të prishur balancat. Një ndërhyrje e gabuar e Atandës bëri që kryesori Albert Doda t'i tregonte kartonin e kuq mbrojtësit, kjo edhe pas konsultës me VAR-in. Më pas loja kaloi në krahun e vendasve, që gjetën golin me Rustem Hoxhën në minutën e 77-të të ndeshjes. Në zhvilimet e një këndoreje, lojtari i Dinamos përfitoi nga një pasim në zonë për të mposhtur Hasanbellin. Edhe pse në pjesën e parë Erzeni kishte katër raste të pastra për shënim, ekipi i Deliallisit del pa pikë. Tanimë Dinamo me 15 pikë merr vendin e katërt, ndërsa Erzeni me 13 pikë mban vendin e parafundit (9).

Ora 16:26
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova: Dwamena na mungon, t'u japim forcë 24 djemve të tjerë

1698766361_edlirtetova.jpg
Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të në Superligë. Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas bëri që kampionati të rikthehej pas 12 ditësh nga pezullimi, ndërsa dy skuadrat morën nga një pikë në një ndeshje të luftuar. Pas duelit, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova tha se mungesa e Dwamenas ndihet, por duhet t'u japë forcë 24 djemve të tjerë në ekip. Për të rezultati 1-1 ishte i pranueshëm.

"Emocionet për Dwamenan? I kërkova djemve që ne këtë dhimbje ta kthejmë në forcë dhe sot ishte arsye më shumë për ta bërë dhe të kemi vazhdimësi. Rastet janë aty, nuk është shënuar gol, e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, me raste më të pastra. Por edhe Partizani kishte raste e mund të shkonte edhe fitore edhe humbje kjo ndeshje. Ajo që dua më shumë të theksoj, është që i kënaqem një ndeshje të bukur të dy ekipeve, me meritë në vendin e parë. Kishte raste e luftë, ndaj më pëlqeu. Mendoj se barazimi ishte rezultat i drejtë.

Ndeshja? Na mori ritmi, nuk doja të ktheja skuadrën, ndeshja kishte ritëm. Të dy palët sulmonim, ishte ndeshje e bukur, e hapur, raste kishte nga të dy skuadrat, por edhe mund të pësonim. Normalisht do të rishikojmë gabimet, kemi analizat tona përkundrejt asaj që ka ndodhur dhe të marrim masa që të mos ndodhë më në ndeshjen në vazhdim.

Dwamena? Normalisht ndjehet mungesa, ekipi ishte mësuar me Rafan. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe t’u japim forcë këtyre djemve se janë edhe 24 djem të tjerë që duan të vazhdojnë kampionatin deri në fund.

Merkato për sulmues? Jemi duke parë, por është shpejt për të vendosur sepse do të shohim se si shkojnë ndeshjet në vijim", tha Tetova për MCN.

Ora 16:12
Për herë të parë zyrtarisht, Abilaliaj: Ndeshje jo normale, më kënaq pika ashtu si shkoi


Arbër Abilaliaj foli pas ndeshjes Egnatia 1-1 Partizani. Për herë të parë zyrtarisht në stolin e të kuqve, vlonjati tha për MCN se kjo nuk ishte një ndeshje normale, teksa e kënaq një pikë kundër rivalëve, duke mos harruar të tregojë rastet e shpërdoruara nga të tijtë.

"Ishte një ndeshje e vështirë për ta përgatitur. E nisnim në minutën e 24-t. Çdo gjë shkoi siç e kishim punuar. Në pjesën e dytë patëm raste për të shënuar. Keqardhje, kaq shumë raste flagrante ndaj një ekipi të fortë, nuk shpërdorohen. Kur ishim të plotë nuk u rrezikuam. Në pjesën e parë vetëm një goditje standarde nga vendasit, në pjesën e dytë nuk na rrezikuan. Ne patëm raste me Rrapajn, Sembene, Carën dhe flagrant ishte ai i Mensah. Ndeshje e luftuar dhe sakrifikuam, ku na u dëmtuam edhe dy qendërmbrojtësit. Si vajti ndeshja, jemi deri diku të kënaqur", tha 37-vjeçari.

Më pas ai u ndal edhe te dëmtimet në këtë sfidë, me Partizanin që e mbylli me nëntë lojtarë pas largimit të parakohshëm të Bytyçit dhe Prekës për shkak të dëmtimit.

"Ne që kur filloi loja kishim vetëm 3 ndërrime dhe jemi të kënaqur me atë që bëmë. Takim jo normal, në aspektin psikologjik, të ndërrimeve, luan ndeshje 70 minuta. Ishte e vështirë dhe e panjohur për pjesën më të madhe të lojtarëve në fushën e lojës. Është e vështirë të analizoj këtë ndeshje. Na kishte mbetur vetëm një stop ndërrimi pasi aktivizuam Mensah, pasi kur rinis ndeshja i kishim bërë dy ndërrime. Ndaj në stopin e fundit të ndërrimeve, donim që të gjithë lojtarët tanë në formë ti kishim në fushë, morëm këtë vendim që të përdornim ndërrime dhe të ndryshonim lojën. Është e vështirë të llogaris ndërrimet, ishim edhe të cunguar. Falënderoj çunat opër angazhimin dhe për pikën", tha trajneri i Partizanit, me të tijtë që pas gjashtë fitoreve radhazi ndalen në barazim.

Me 13 ndeshje të luajtura, Egnatia mban kreun me 27 pikë, teksa po me kaq pikë Partizani është i dyti, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Ora 16:00
Barazimi me Egnatian, Olsi Rama kritika FSHF-së: S'duhej të luhej këtu, nuk ndodh kjo në asnjë kampionat serioz


Rrogozhinë - Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të të Superligës. Ndeshja ishte me specifika të veçanta, teksa nisi nga minuta e 24-t për shkak të ndarjes nga jeta të Raphael Dwamenas më 11 nënor, duel që nisi atë ditë dhe përfundoi sot. Pas ndeshjes për MCN drejtori i Partizanit, Olsi Rama tha se sfida nuk duhet të luhej në këtë stadium dhe duhet të vijohej me javën pasardhëse.

"Dua të kujtoj me respekt Dwamenan për atë që i dha futbollit shqiptar. Ishte një ndeshje që nuk duhet të luhej këtu. Në asnjë kampioant ku futbolli respektohet, ndeshjet që anullohen nuk luhen menjëherë, por duhet luajtur java tjetër sipas protokollit. Duhet të luanim ndeshjen e javës s 14-të pastaj këtë ndeshje. Kishim limitime në ndërrime pasi kishim dëmtime. Luanim me emergjencë dhe përfunduam me 9 lojtar", tha fillimisht ai.

Më pas Rama u ndal te rezultati dhe dëmtimet për të tijtë. Ai u ndal edhe te emërimi i Arbër Abilaliaj në stolin e të kuqve.

"Barazimi është i drejtë. Bytyçi e ka gjurin e mpirë akoma dhe nuk e dimë ende. Preka ka shkuar me emergjencë në spital përtë bërë një grafi në shpatull. Që në momentin që Demi i dha detyrën, Abilaliaj ka qenë trajneri i Partizanit, për mua ashtu ka qenë. I kam uruar suksese dhe shpresoj në ecuri pozitive. Ky është futbolli, dy pritjet e Qirkos ishin në pozitë offside të Egnatias. Edhe në pjesën e dytë bëri pritje të bukura, për atë punë është marë dhe me vjen mirë që po tregon vlerat e veta", tha Rama.

Drejtori ceku edhe lotët në sytë e lojtarëve të Egnatias për sfidën e luajtur sot, teksa analizoi edhe kampionatin.

"Duhet të kishit parë emocionin te lojtarët, te Egnatia kishte lot. Do ta kujtojmë përgjithmonë. Nga ana etike duhet të luanim përpara një ndeshje tjetër. Nuk kam parë një kampioant serioz ku për çdo lloj arsye anulohet java e më pas vazhdon po e njëjta javë. Nuk mund të them që jemi dy skuadrat me diferencë nga të tjerat. Egnatia po bën rritje të programuar. Shpresoj të kujdesen mirë për këtë fushën. Por, është edhe Tirana gjithmonë në luftë, Skënderbeu e Laçi. Klasifikimi reflekton këto javë të kampionatit. Shpresoj që Dinamo të rigjejë ecuri të mirë që të mos notojë në ato ujëra. Quhet Nëndetësja dhe shpresoj të përparojë në renditje pasi i duhet kampionatit shqiptar", tha Rama.

Ora 15:39
Paqe në Rrogozhinë, Egnatia 1-1 Partizani! Homazhe dhe këngë për Dwamenan (VIDEO)

 

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të. Dueli nuk ishte si gjithë të tjerët, teksa gjithçka nisi në minutën e 24-t, aty ku u ndal më 11 nëntor. Kjo datë do jetë në memorien e tifozëve në Shqipëri, pasi kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital në moshën 28-vjeçare.

Sfida nisi me homazhet e të dyja klubeve për kapitenin dhe një minutë heshtje në nderim të tij. Një foto e tij ishte vendosur në fushë, me drejtorin Olsi Rama të miqve dhe presidentin Demrozi të Egnatias që vendosën kurora me lule para portretit të të ndjerit. Gjithashtu lojtarët bënë homazhe për lojtarin, duke bërë edhe një foto së bashku në kujtim të një ndodhie që preku shumë tifozë. Ndërkohë që Egnatia i dedikoi edhe një këngë ish-kapitenit ganez.

Me protokoll të njëjtë dhe me disa zëvendësime për shkak lëndimesh, dueli në "Arena Egnatia" nisi në minutën e 24-t. Sfida dhuroi emocione, ashtu sikundër pritej nga dy skuadrat që ndajnë kreun e renditjes. Vendasit e Egnatias shpërdoruan disa raste, teksa në fund Partizani e mbylli me nëntë lojtarë pas dëmtimeve të Bytyçit dhe Prekës. Në fund 1-1, rezultat që ishte sigluar më 11 nëntor me golat e Malotës për vendasit dhe Bintsouka për miqtë. Me 13 ndeshje të luajtura, Egnatia mban kreun me 27 pikë, teksa po me kaq pikë Partizani është i dyti, duke pasur edhe një ndeshje më pak. Pas gjashtë fitoreve radhazi, Partizani ndalet nga Egnatia.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?