Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova: Dwamena na mungon, t'u japim forcë 24 djemve të tjerë

23 Nëntor 2023, 16:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 16:27

  • Share

1698766361_edlirtetova.jpg
Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të në Superligë. Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas bëri që kampionati të rikthehej pas 12 ditësh nga pezullimi, ndërsa dy skuadrat morën nga një pikë në një ndeshje të luftuar. Pas duelit, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova tha se mungesa e Dwamenas ndihet, por duhet t'u japë forcë 24 djemve të tjerë në ekip. Për të rezultati 1-1 ishte i pranueshëm.

"Emocionet për Dwamenan? I kërkova djemve që ne këtë dhimbje ta kthejmë në forcë dhe sot ishte arsye më shumë për ta bërë dhe të kemi vazhdimësi. Rastet janë aty, nuk është shënuar gol, e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, me raste më të pastra. Por edhe Partizani kishte raste e mund të shkonte edhe fitore edhe humbje kjo ndeshje. Ajo që dua më shumë të theksoj, është që i kënaqem një ndeshje të bukur të dy ekipeve, me meritë në vendin e parë. Kishte raste e luftë, ndaj më pëlqeu. Mendoj se barazimi ishte rezultat i drejtë.

Ndeshja? Na mori ritmi, nuk doja të ktheja skuadrën, ndeshja kishte ritëm. Të dy palët sulmonim, ishte ndeshje e bukur, e hapur, raste kishte nga të dy skuadrat, por edhe mund të pësonim. Normalisht do të rishikojmë gabimet, kemi analizat tona përkundrejt asaj që ka ndodhur dhe të marrim masa që të mos ndodhë më në ndeshjen në vazhdim.

Dwamena? Normalisht ndjehet mungesa, ekipi ishte mësuar me Rafan. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe t’u japim forcë këtyre djemve se janë edhe 24 djem të tjerë që duan të vazhdojnë kampionatin deri në fund.

Merkato për sulmues? Jemi duke parë, por është shpejt për të vendosur sepse do të shohim se si shkojnë ndeshjet në vijim", tha Tetova për MCN.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?