Sport

Rikthimi në elitë pas 5 vitesh, Flamurtari nis rikonstruksionin e stadiumit! Idrizi: Investim i yni, do rrisim nivelin e futbollit shqiptar

19 Maj, 15:06| Përditesimi: 19 Maj, 15:27

  • Share

Ngjitja në elitë pas 5 viteve në kategoritë e ulta po shoqërohet me investime te klubi i Flamurtarit. Prej të shtunës ka nisur puna për vendosjen e fushës së re të stadiumit.

“Vënia e tapetit të ri do të jetë një investim i klubit tonë, në bashkpunim me një kompani greke që është e specializuar. Më pas do vihet dorë në tribunën kryesore, në pjesën VIP, në tribunën C të tifozërive, në të gjithë stadiumin tabela elektronike dhe do të vendoset edhe një ekran led,”-u shpreh Sinan Indrizi, president i Flamurtarit.

Në planet e klubit është ndërtimi i një mini stadiumi në pyllin e Sodës në Vlorë, ku aktualisht stërvitet Flamurtari, pasi stadiumi aktual ku po investohet në një sërë drejtimesh, vitin e ardhshëm pritet të prishet për t’i lënë vendin stadiumit të ri.

“Mbi të gjitha e para për mua është dinjiteti i klubit Flamurtari. Ditën që do të prishet ne duam të lëmë një stadium siç i ka hije Flamurtarit,”-tha Sinan Indrizi, president i Flamurtarit.

Flamurtari në kategorinë e parë është shquar me vite për një buxhet të madh, ndërsa ardhja në elitë sipas presidentit të klubit, do të prishë shumë ekuilibra pasi synimet janë të mëdha.

“Kam mbledhur stafin menjëherë para 2 javësh dhe u kam thënë që mua s’dua të më kurseni. Unë dua një ekip elitar që të luajë në të dy kompeticionet: kampionat dhe kupë. Ekip që të emocionojë njerëzit. Të jeni të sigurtë që ne do të rrisim cilësinë e kampionatit shqiptar me atë ekip që do të krijojmë. Të tjerat do t’ia lamë fushës,”-deklaroi Sinan Indrizi, president i Flamurtarit.

Sinan Indrizi e mbyll intervistën duke premtuar se në momentin që Superliga do të nisë sezonin e ri stadiumi do të jetë gati për ndeshjet.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • coli: 20/05/2025 15:38

    BEJENI TE RI,,SI ESHTE BERE NE ELBASAN,,DUKE RUAJTUR PISTEN....E VRAPIMIT...

    Përgjigju
  • spe: 19/05/2025 21:04

    Po me ate stadiumin e ri qe do ndertohej cfare ndodhi? Apo ishte stadium sa per fushate elektorale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?