Kronikë

Rimorkio e kamionit me depozitë karburanti merr flakë në rrugën Vlorë-Fier! Shoferi reagon në kohë, zbulohet shkaku (VIDEO)

21 Korrik, 09:30| Përditesimi: 21 Korrik, 09:53

  • Share

Vlorë- Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak minutash përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur sot (21 korrik), në afërsi të fshatit Panaja.

Drejtuesi i kamionit ka vrejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios, e cila ka qënë me ngarkesë. Ai menjëherë ka ndaluar kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios, pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit.

Ardhja e zjarrfikëseve të Vlorës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në gomat e rimorkios së kamionit, duke eleminuar përhapjen e flakëve në të gjithë mjetin.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tejnxehjes së ferrotave (frenave) të rimorkios, kjo për shkak të ngarkesës në mjet, por edhe temperaturave të larta.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?