Rindërtimi/ Gati 404 apartamente në Vorë, Rama: Janë si të jesh në mes të Tiranës, por i keni falas, atje kushtojnë shumë

4 Maj, 15:29| Përditesimi: 4 Maj, 17:07

  • Share

Gati 4 vite e gjysmë nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, 404 familje të Vorës do të futen në banesat e tyre të reja. 404 apartamentet e përfunduara u inspektuan nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili u kujdes t’ia nënvizonte banorëve se ata nuk do të kenë asnjë detyrim ndaj shtetit.

“Se çfarë nuk ju kanë thënë e çfarë nuk keni dëgjuar, por ajo që është e rëndësishme të thuhet sot është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi, asnjë borxh, asnjë gjë. I keni pronën tuaj, ta gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni, jo shtëpinë brenda, por gjithë këtë ambient mirëmbajeni për të mirën e të gjithëve e për fëmijët. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë. I pashë shtëpitë dhe janë si të jesh në mes të Tiranës, por atje kushtojnë shumë, kurse këtu janë falas! “, - theksoi Kryeministri Rama.

Godinat e reja të banimit janë të shoqëruar dhe me parkim nëntokësor, rreth 300 vende parkimi në total. Kryetari i bashkisë, Blerim Shera tha se deri më tani janë dorëzuar 130 apartamente, ndërsa për 404 banesat që kanë përfunduar shumë shpejt do të hidhet shorti. 

“Janë shpërndarë momentalisht 130 apartamente, pjesa tjetër, sapo t’i marrim në dorëzim dhe gradualisht do hedhim shortin për 404 apartamentet. Janë të gjitha me short, me procesverbal”, - u shpreh kryebashkiaku Shera.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe kryetari i bashkisë Blerim Shera, në Vorën e cila është njohur më parë si bastion i djathtë, kryeministri Edi Rama thotë se është i kënaqur që nuk kanë fituar vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe dhjetëra demokratë të cilët mbështesin Partinë Socialiste. 

Rindërtimi në Vorë, e cila ishte edhe një nga zonat më të prekura prej tërmetit është cilësuar si një proces i vonuar. 404 apartamentet e përfunduara janë të ndara në 7 blloqe banimi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 04/05/2024 19:20

    Ne Tirane i mbylli pallatet e demtuara dhe i braktisi njerzit pa shpi deri sa te vdesin. U rindertuan cdo fshat po aspak ne mes te tiranes. Do i marresh votat ksaj rradhe?

    Përgjigju
    • sapa: 05/05/2024 10:04

      Shume sakte Tani!Ky eshte realiteti shqiptar!

    • Tani: 04/05/2024 20:38

      Do ti marri, Toni. Ne Tirane dhe Shqiperi kane te drejte vote rreth 1.5 milion zgjedhes. Te tjeret jane neper bote. Rreth 500 mije nuk votojne. Kusuri, 600 votojne Ramen. Sidomos kur tashme ka ne kontroll tere administraten qendrore dhe lokale. Edhe biznesin permes oligarkeve. Shkurt, cdo familje ne Shqiperi merr nje rroge ne shtet. Nese nuk voton ngelet pa buke. Tre jane mundesite: ose "cmemden" keto 600 mije dhe zgjedhin te votojne per lirine (zor ajo pune); ose behet cudia dhe votojne mga jashte (si ne Poloni, por qe sbehet llaf pasi me ushtar Celibashin e kane hedhur ne ere procesin); ose merr perendia mendjen dhe SPAK e rras ne burg Ramen dhe Veliajn, kuptohet, pas Sales Likes dhe Lules!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?