Kronikë

Rinis në zonën e Radhimës aksioni 'Bregdeti ynë', pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s'kanë bërë rezistencë, situata e qetë

18 Shtator 2021, 12:41| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 13:11

  • Share

Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT 'bregdeti ynë', ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte.

Kreu i IKMT Vlorë, Simbol Pazaj thotë se do të prishen objektet që kishin marrë vendim më parë për t'u prishur, por që aksioni u pezullua për shkak të sezonit turistik. Sipas tij, pronarët nuk kanë bërë rezistencë, duke bërë që aksioni të vijojë normalisht.

"Aksioni ka rinisur dje dhe do vijojmë me prishjen e objekteve që kanë patur vendim prishje më parë, por u ndal aksioni për shkak të sezonit turistik. Me subjektet është gjetur gjuha e mirëkuptimit, nuk ka patur probleme. U kemi lënë kohë që të heqin objekte që kanë brenda bizneseve dhe urojmë që operacioni të përfundojë me sukses", tha Pazaj.

Operracioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor me qëllim pastrimin e vijës bregdetare, nga veri në jug, nga ndërtimet pa leje. Në fazën e parë të këtij operacioni u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona. Operacioni u ndërpre përkohësisht për shkak të sezonit turistik, ndërsa tashmë ka filluar sërish.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kdkdkd: 18/09/2021 12:53

    Bravo ju lumtë, të bëhet gati sa më shpejt për oligarkun e radhës që ti bëjë beton nga 20 kate

    Përgjigju
  • Vlorë: 18/09/2021 12:16

    Simbol Pazaj te deklaroj ne fillim prejardhjen e pasurive te tij, nga transporti me gomone i klandestinve deri te transporti drograve te forta, për mos te folur për ndertimin pa leje në rrugen Ismail Qemali. Drejtor Bandit dhe hajdut nga Vranishti shkurt muhabeti!!

    Përgjigju
  • QWert: 18/09/2021 11:10

    Pse nuk thoni te verteten po shkaterrohen ca kasolle me kasht se objekte ska shanc fare..

    Përgjigju
  • vlora: 18/09/2021 11:10

    i prishni tani, mot per vere do jene dy here me shume, qeveri pa bythe legenash, cdi vit te njejten histori..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?