Politikë

'Lufta' brenda partisë, rinumërim edhe në Dibër, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin

5 Qershor, 14:53| Përditesimi: 5 Qershor, 18:49

  • Share

Ditën e mërkurë të javës së ardhshme do të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës, me kërkesë të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se ju vodhën votat.

Hapja e kutive u mundësua në KAS nga dy anëtarë të opozitës, Çefa e Braho.

Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat, me numërimin që u bë më 11 maj.

Ai u rendit i dyti në listën e hapur me gati 100 vota më pak se nga kandidati Përparim Spahiu. Mbetet e paqartë se çfarë synon të arrijë Gjunkshi duke qenë se në qarkun e Dibrës PD mori 2 mandate që i shkuan vetëm listës së mbyllur. Edhe nëse nga rinumërimi ai do të parakalonte kandidatin tjetër Spahiu, kjo nuk i jeo atij asnjë shans që të futet në Kuvend. 


Lajmi kryesor:

Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për qarkun e Tiranës, do hapen 1282 kuti! Rrëzohet ankimi i opozitës në 4 qarqe


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?