Pamje nga pallati 'Farie Hoti', ku po rinumërohen kutitë e Tiranës

Politikë

Rinumërimi i 13 kutive të para të Tiranës për partitë, ja rezultati, votat e shtuara dhe të hequra

18 Qershor, 13:01| Përditesimi: 18 Qershor, 13:04

  • Share

1750144322_Screenshot1.jpg

Ka nisur procesi i rinumërimit të 1282 kutive të qarkut të Tiranës, vendim i marrë me iniciativë nga dy anëtarët e PD-së në KAS.

Nga rinumërimi i 13 kutive të para, deri në orën 12:30 të ditës së sotme (18 qershor) rezulton se Partisë Demokratike nuk i janë llogaritur 4 vota gjatë procesit të numërimit më 11 maj dhe pas këtij rinumërimi i janë shtuar në tabelën e rezultateve. Nga 2254 vota që kishin këto 13 kuti në numërimin e parë, tani PD-së i njihen 2258, ose 4 më shumë.

Ajo që ka dalë më e fituar deri tani duket se është PS, teksa në 13 kutitë e para rezulton se ka përfituar 17 vota më shumë, të cilat pas rinumërimit që po bën KQZ te pallati “Farie Hoti” në kryeqytet, i janë zbritur nga tabela e parë.

Edhe Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës rezulton se i janë hequr 3 vota padrejtësisht në numërimin e parë, të cilat iu shtuan në rinumërim pas 13 kutive të para. Edhe Mundësisë së Agron Shehajt dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, gjithashtu i janë shtuar nga një votë secilës nga ky rinumërim.

Në momentet e para, kur procesi kishte 7 kuti të rinumëruara, ra në sy fakti se të gjitha këto parti më sipër, përfshi edhe PS-në, ishin ‘vjedhur’ nga komisionerët, që praktikisht dukej si një gabim njerëzor. Ajo që vihet re në këtë rinumërim është fakti se ka qartë gabime komisionerësh në të gjitha krahët.


Lajmi kryesor:

Po rinumërohet Tirana, hapen 57 qendrat e para të votimit! PS 25 vota që s'i takonin, PD 11 vota! 'Mundësia' përfiton 3 vota më shumë


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?