Pano Sako nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka komentuar në emisionin ‘Repolitix’ rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit.
Ai akuzoi PD dhe PS se kanë refuzuar që të votojnë votimin elektronik kur u diskutua për Kodin Zgjedhor, për të bërë manipulime të votave përmes numëruesve.
‘Videot e momenti kur hapen kutitë me rezultatet që kanë shënuar në procesverbal janë të ndryshme, mos shih këto kutitë që janë rregulluar tani. Të gjithë grupet e numërimit ishin brenda, nuk është se ka ndodhur në një tavolinë ishin të gjithë pjesë e kësaj skemë që prodhuan ato vota që ishin deformuar. Dhe nxori një problem të madh mënyra se si ne administrojmë zgjedhjet. Kur u diskutua kodi nuk u avancua ideja e votimit elektronik sepse ata donin që të bënin këto që bënë, sepse i duheshin numëruesit aty në tavolinë për të bërë këto që u bënë me votat. Ne pamë vetëm kaq, pra për disa qarqe po të hapim qarqet e tjera jam i sigurt që do të ketë të tjera deformime’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Aksioni te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, Arben Meçe në 'Repolitix': Kontrata më korruptive, çështjen ta marr SPAK! Petro Koçi: Shkelësit e ligjit para drejtësisë
S.B/A.A/ReportTv.al
