Kronikë

Aksioni te zyrat e ‘Bankers’ në Fier, Arben Meçe në 'Repolitix': Kontrata më korruptive, çështjen ta marr SPAK! Petro Koçi: Shkelësit e ligjit para drejtësisë

2 Korrik, 22:31| Përditesimi: 2 Korrik, 23:02

  • Share

Një aksion u zhvillua në zyrat e “Bankers Petroleum” në Fier, ditën e sotme me praninë e policisë dhe Tatimeve, pasi dyshohet për evazion fiskal e pastrim parash. Në pranga ranë drejtuesi kinez i kompanisë Hongping Xiao dhe ish-drejtuesi shqiptar, Leonidha Çobo.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, analisti Arben Meçe tha se kontrata e Bankers është më korruptivja në Shqipëri.

Sipas tij, kjo kompani i ka sjell dëme serioze industrisë së naftës, ndërsa theksoi se çështjen duhet që ta marr SPAK nën hetim.

‘Bankers është futur në Shqipëri me një kontratë korruptive, por zbatimi i saj nuk është në shkelje ligji. Dhe sa kohë kemi pasur këtë kompani investigimi duhet që të bëhej që ditën e parë që ajo ka qenë në Shqipëri. Pastaj nafta që prodhohet në Marinëz është e trash dhe teknologjia e prodhimit është se duhet të futësh hollues dhe ai vjen nga jashtë dhe futen 300 deri 400 mijë tonë dhe një pjesë e tij futet në treg për shitje në Shqipëri.

Korrupsioni tjetër është që prodhohet 1 mijë tonë naftë bruto dhe deklarohet 700 mijë, sepse 300 mijë futen në tregun shqiptar. Po hetimet për këtë mund ti fillojë prokuroria e Fierit dhe më pas duhet ta marr SPAK. Është çështja më korruptive në vend, që i ka sjell dëme serioze industrisë së naftës në Shqipëri. Sot po të shohësh të pasuritë më të mëdhenj në Shqipëri janë ata që merret me naftën’, tha ai.

Deputeti i PS, Petro Koçi tha se kriteret e kontratave mes kompanive të huaja dhe shtetit shqiptar duhet që të përcaktohen në Kushtetutë.

Ai tha se ata që kanë shkelur ligjin duhet që të vihen para drejtësisë.

 ‘Unë mendoj se parametrat e kontratave që duhet të lidh shteti me të huajt duhet që të vendosen në Kushtetutë, sepse po ja le një grupi njerëzish ta vendosin atëherë e kot. Pra duhet që të vendosen disa kritere të forta në kushtetutë. Pra unë si shtet dua të di sa ton naftë nxjerr kompania dhe nga kjo dua një për qindje të caktuar. Duhet që të ketë një kontroll të sasisë së naftës që nxjerr nga puset. Shteti shqiptar duhet që të zbatojë ligjin dhe ata që kanë shpërdoruar ligjin nga drejtuesit e lartë dhe deri tek punonjësit duhet që të përgjigjen para ligjit. Në një vend si Shqipëria që ka naftë çmimet e karburanteve që janë vënë në pikëpyetje nëse kemi apo jo burime nafte’, tha ai.

Aulon Kalaja tha se Bankers i është dukur gjithmonë si piramidë. Sipas tij, kompania ka korruptuar edhe gazetarë.

‘Kemi të bëjmë me disa njerëz që marrin super rroga dhe mua më është dukur si piramidë gjithmonë ky Bankers dhe ka korruptuar edhe njerëz edhe median në Shqipëri dhe gazetarë në Fier, sepse nuk flasin për ndotjen. Ata kanë 12 vite në pushtet pse u bë tani që të ulet çmimi i naftës kur gjërat i kanë pasur në dorë. Po uroj që kjo të jetë serioze dhe jo ta marr Rama vet me ndonjë kompani të tijën’, tha ai.

Ora 22:55
Rinumërimi i votave, Pano Sako: PS-PD kundër votimit elektronik, për të manipuluar procesin nëpërmjet numëruesve

 

Pano Sako nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka komentuar në emisionin ‘Repolitix’ rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit.

Ai akuzoi PD dhe PS se kanë refuzuar që të votojnë votimin elektronik kur u diskutua për Kodin Zgjedhor, për të bërë manipulime të votave përmes numëruesve.

‘Videot e momenti kur hapen kutitë me rezultatet që kanë shënuar në procesverbal janë të ndryshme, mos shih këto kutitë që janë rregulluar tani. Të gjithë grupet e numërimit ishin brenda, nuk është se ka ndodhur në një tavolinë ishin të gjithë pjesë e kësaj skemë që prodhuan ato vota që ishin deformuar. Dhe nxori një problem të madh mënyra se si ne administrojmë zgjedhjet. Kur u diskutua kodi nuk u avancua ideja e votimit elektronik sepse ata donin që të bënin këto që bënë, sepse i duheshin numëruesit aty në tavolinë për të bërë këto që u bënë me votat. Ne pamë vetëm kaq, pra për disa qarqe po të hapim qarqet e tjera jam i sigurt që do të ketë të tjera deformime’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?