Politikë

Rinumërimi, Shehaj për Report Tv: Po të mos kujdeseshim për çdo votë, do na e rrëmbenin mandatin! Procesi mund të zgjasë 2 javë

19 Qershor, 17:20| Përditesimi: 19 Qershor, 17:29

  • Share

Në një nga qendrat e rinumërimit të votave në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka akuzuar Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit.

Në një prononcim për Report Tv, ai deklaroi se në dy kuti janë shtuar qindra vota për PS-në dhe janë hequr nga Partia Mundësia. Sipas tij, procesi i rinumërimit do të zgjasë të paktën dy javë. Shehaj thekson se po të mos kujdeseshin për çdo votë do ua rrëmbenin mandatin e dytë në Tiranë. 

‘Për dy kuti i kanë shtuar vota PS dhe na kanë hequr ne, dhe ne kemi folur edhe me KAS dhe kemi kërkuar rinumërim dhe fillimisht nuk pranuan. Pastaj kur u bë rinumërimi pranuan që procesverbali që ata kishin firmosur ishte gabim. Këtu procesi do të zgjas të paktën nja dy javë dhe ne kemi vëzhgues gjithëandej dhe po të mos kishim qenë në të vëmendshëm, po të mos kujdeseshim për çdo votë rezultati do ishte ndryshe dhe do të kishte tentativa për të rrëmbyer mandatin’, tha ai.

Një koment e pati edhe sa i përket mungesës së kandidatëve të PD, në qendrat ku po bëhet rinumërimi i votave.

‘Ne jemi në fillim nëse shohim ndryshe mes rinumërimit dhe rezultatit të numërimit të parë dhe nëse gjenden gabime domethënëse e dimë që problemi nuk çalon tek numërimi, më mirë që është bërë. Jetojmë në një shoqëri që dyshimet janë më se të justifikueshme kushdo që ka dyshim është mirë që të verifikohet, sa i takon prezencës së kandidatëve unë di që nuk mund të hyjnë sepse nuk ju lejohet’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?