Politikë

Rinumërimi/ Ja rastet e votave të kandidatëve që shpallen të pavlefshme! PS: KAS po gabon, s’ka ‘trafikim’ mes nesh! Kush rrezikon në Fier (Grafikët)

21 Qershor, 09:06| Përditesimi: 21 Qershor, 10:16

  • Share

Rinumërimi i kutive të Tiranës po shënon një fenomen të shpalljes së pavlefshme të qindra votave që ishin llogaritur si të rregullta nga numërimi i parë i bërë nga komisionerët politikë. Kjo është më e theksuar kur vlerësohet vota preferenciale e një kandidati.

KAS ka vendos të quajë të sakta vetëm ato raste ku "X" ose "+" është vendosur saktësisht brenda kutisë së bardhë para emrit të kandidatit, e ka shpallur të pavlefshme çdo votë tjetër ku shënimi për kandidatin është bërë në një formë tjetër.

Kjo ka bërë që shumë figura të njohura nga të dy krahët të humbasin vota. Kjo mënyrë ka shqetësuar PS e cila e ka kritikuar KAS për këtë standard që ka aplikuar.

Figurat e PS me më shumë ndryshim votash janë:

Anila Denaj (53), Kejsi Elezi (86), Blendi Gonxhja (83), Ervin Hoxhës (99), Xhemal Qefalia (114) apo Fatmir Xhafaj (63), vota të cilat nga rinumërimi iu zbriten.

Por çfarë po shpall KAS të pavlefshme?

KAS pranon si të vlefshëm vetëm rastet kur X ose + është vendosur fiks brenda kutisë së vogël të bardhë para emrit të një kandidati.

Në çdo rast tjetër, KAS ia ka llogaritur votën vetëm partisë dhe asnjë kandidati.

Rastet kur janë djegur votat
1. X është vendosur pas mbiemrit të kandidatit
2. X është vendosur mes kutisë dhe emrit të kandidatit. Pra jo fiks në kuti.
3. Emri dhe mbiemri i një kandidati janë rrethuar
4.  Mbi emrin dhe mbiemrin është hequr një vizë.

Reagimi i PS dhe rasti i Zeqine Çaushit

PS i dërgoi një shkresë KAS, duke i kërkuar ta ndryshojë këtë praktikë, por Komisioni vendosi të mos ndryshojë praktikë. "Do t'i vlerësojmë votat vetëm me këtë objektivitet",-tha Ledio Braho.

Elena Xhinaj, përfaqësuese e PS në KQZ, e pyetur nga Report TV se pse po ndryshojnë kaq shumë shifrat e PS, mohoi të ketë pasur trafikim abuziv votash gjatë numërimit të parë.

"Kjo diferencë ka ardhur si pasojë e vendimmarrjes së KAS, e cila bie ndesh me praktikën e konsoliduar të vlerësimit dhe numërimit të votave nga komisionet zgjedhore por dhe me parashikimet e kuadrit ligjor, sa i takon rasteve të vlefshmërisë së votës.

Në thelb, interesi i PS nuk është se i hiqet një votë një kandidati të caktuar ( çka nuk ka prodhon asnjë pasojë në numrin e mandateve të subjektit tonë), por shprehim shqetësim për një vendimmarrje të pabazuar në ligj e praktikë në këtë rast, që krijon një precedent jo të mirë për standardin e procesit zgjedhor"-tha Elena Xhina për Report Tv.

Edhe pse në Tiranë kjo duket se gjithsesi nuk do të ketë ndonjë ndikim, kjo praktikë mund të jetë me kosto më qarkun Fier. Aty kandidatja fituese e PS, Zeqine Çaushit, ndahet me 40 vota me kandidaten tjetër pasardhëse Maldrita Bardho. Diferenca e ngushtë e bën atë të rrezikuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 21/06/2025 11:08

    Zhdukeni ate Zegjinen se lat nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?