Politikë

KQZ-së i duhen 10 ditë për të nisur rinumërimin në Tiranë dhe Dibër: Po përgatisim sallat e njerëzit! Hapja e kutive mund të bëhet te Parku Olimpik

6 Qershor, 11:05| Përditesimi: 6 Qershor, 15:42

  • Share

TIRANË- Vendimi i dy anëtarëve të Komisionit të Ankesave për të rinumëruar të gjitha votat e qarkut Tiranë, ka bërë me dhimbje koke stafin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Atyre ju duhet të gjejnë një vend te përshtatshëm ku do të hapen 1282 kutitë e Tiranës, dhe 44 kuti të Dibrës. 

Report TV ka mësuar se po negociohet sërish me federatat sportive për të marrë sërish në përdorim Parkun Olimpik ku u numërua vota e diasporës.  Dhjetëra punonjës do të rekrutohen për të rinumëruar Tiranën, e cila ka gati 450 mijë fletë votimi që do të kontrollohen dy herë, raundi i parë për votën e partive, e raundi i dytë për votën mes kandidatëve. 

Po ashtu KQZ-së i duhet të bëjë gati pjesën teknike, energjinë elektrike, tavolina, karriget, monitorët, kamerat, internetin dhe rrjetet kompiuterike që do të rivendosen aty për të ofruar transparencë për të gjithë.  Po ashtu, një grup i posaçëm do të punojë për të veçuar në magazinë kutitë e Tiranës, dhe për t’i sjellë për rinumërim sipas një rendi të caktuar e të sigurtë. 

Të gjitha këto përgatitje, do të kërkojnë të paktën 10 ditë kohë, thanë burimet e sigurta të Report TV pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  I gjithë ky proces sfidues, shoqërohet edhe me një faturë financiare, të cilën KQZ nuk e ka të qartë në këtë moment.  Hapja e të gjitha kutive të Tiranës, do të thotë rinumërim i 1/3 së votave të të gjithë Shqipërisë. 

Nisja e saj pas 10 ditësh, shto edhe kohën për numërim nga e parë dhe sa do të duhet më tutje edhe në Kolegj Zgjedhor, e zvarrit shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve deri në mes të verës.

Ky proces nuk u miratua nga të gjithë anëtarët e KAS, por vetëm nga dy anëtarët e PD-së në të, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. PD shpreson aty të gjejë vota për të marrë një mandat të 14-të, duke ja hequr Mundësisë së Agron Shehajt.  Vetëm Ilir Alimehmeti nga ana tjetër, dyshon se votat ja kanë vjedhur e ai ka marrë më shumë vota se Jorida Tabaku që aktualisht ka fituar një mandat me 2400 vota avantazh.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 06/06/2025 18:47

    Dikur ps ankimoj për hapje kutish që ishin të vjedhura dhe ju futi flakën, sot viçidoli merr zvarrë kqz që votat jan 100% të njëjta pa vjedhje.

    Përgjigju
  • Endri: 06/06/2025 12:48

    Turp qe akoma ky plak i poshter terheq zvarre nje parti te tere dhe institucione shteti, e gjitha per interesat e tij personale. Per tu mbrojtur nga zullumet qe ai dhe familja e tij kane bere. Fare e keqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?