Kryetari i Komisionit të Apelimit brenda Partisë Demokratike, ish-Sekretar i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani, është shprehur sot se aktualisht PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka zbatuar ligjin 'Për partitë politike' dhe nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në statut.
"Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendose në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë. Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë. PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor", tha Ristani.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në PD/ Harxhi: U votua me foton e Bashës në mur si në kohën e diktatorit! Ristani: PD, jashtë shtratit ligjor! Imami: Lista të fshehta kanë vetëm organizatat terroriste
K.T.//ReportTv.al