Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, pas lodhjes me turneun e saj muzikor, po kalon pushimet bashkë me motrën e saj Elenën në Turqi. Sipas Daily Mail, vajzat shpenzuan 14,000 € për një natë në hotelin luksoz "The Bodrum EDITION".
Këngëtarja 28-vjeçare, postoi një foto me bikini shumëngjyrëshe, ku tregoi trupin e saj të tonifikuar.
Postimi i Ritës
Krijuesja e hitit "Anywhere" po shijon pushimet në Bodrum, ku nga suita luksoze e dhomës së gjumit mund të shikojë pishinën dhe kopshtin privat.
"The Bodrum EDITION"
Resorti në të cilin po rrijnë vajzat ka gjithashtu edhe dy dhoma të tjera, zonën e zhveshjes, kuzhinë, banjë turke dhe sauna.
E emocionuar për të qenë me pushime, Rita shkroi: 'Shuuumëë e lumtur që kisha 5 ditë të plota para se të filloja orarin e shtatorit !!! Rërë, diell dhe det për mua!
"The Bodrum EDITION"
Komente
