Arif Rexhmati ka komentuar në Report Tv kandidatin e Rithemelimit për zgjedhjet në Kukës, Emri Vata. Vata u shpall fitues i primareve.
Ndonëse Rexhmati kishte shansin për të qenë ‘ura e bashkimit’ të demokratëve në Kukës, ai u tërhoq dy ditë para primareve me pretendimin se procesi ishte i njënshëm dhe jo i unifikuar. Ai thotë se fitorja e Emri Vatës tregon shumë për procesin e primareve.
‘Emri Vata nuk jeton në Kukës dhe faktiqë fitoi ai pikërisht si kandidat i njëanshëm, tregon se unë kisha të drejtë në tërheqjen që bëra pak ditë më parë nga një proces i njëanshëm dhe jo i unifikuar.’- tha Rexhmati për Report Tv.
Letra e dorëheqjes së Rexhmatit 2 ditë më parë
Lajmi kryesor:
Mbyllet votimi për Primaret e ‘Rithemelimit’ për Bashkinë e Kukësit, ja cili u shpall fitues! Kryetari i degës: Ai s’jeton këtu, bëra mirë që u tërhoqa
G.MO/ReportTv.al