Rithemelimi për aplikacionin 'Aktivisti' të PS: Nga Ina Rama tek Alfred Balla, pjesë e tij janë emra të njohur prokurorësh dhe gjyqtarësh

8 Shkurt 2023, 15:06| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 15:26

  • Share

 

Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri tek Alfred Balla, anëtar i KLP. Ajo tha se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni.

“Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.

Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast? Tradita e ka që t’i drejtohesh drejtësisë që të hapë një hetim. Por jemi në rastin kur problemi është me prokurorët dhe gjyqtarët. Janë ata që kanë shkelur ligjin dhe kodet etike duke e bërë veten subjekt të mundshëm të drejtësisë. Kush i heton ata që duhet të hetojnë”-tha Garo.


Lajmi kryesor:

'Aktivisti' i PS, opozita: Krim elektoral, nga Ina Rama tek Alfred Balla, janë bërë pjesë gjyqtarë e prokurorë të SPAK


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?