Në vijim të bisedës në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv me nutricionistin e njohur Alin Joka në lidhje me mite dhe të vërteta mbi konsumimin e kafesë, nutricionisti u ndal dhe në faktin pse shumica e njerëzve pijnë një gotë ujë përpara se të gjerbin filxhanin e kafesë.
“Kafeja ka një nivel aciditeti 4.5 – 5 në varësi dhe të llojit të saj, pasi ekspresi është më i lehtë se një kafe e zezë, pra marrim nivel më të ulët kafeine tek ekspresi sesa tek kafeja e zezë. Në një kafe ne marrim rreth 880 njësi antioksidante dhe marrim afërsisht 80-85 mlg kalium, baraz me një sasi të madhe frutash. Uji duke patur një nivel alkain 7.4-8.2 krijon një kompensim me nivelin e Pehashit në kafe. Prandaj dhe uji konsumohet përpara kafesë, gjithashtu për të ulur nivelin acidik mund të përdoret pak kripë. Të parët tanë shtonin në kafe 2-3 grimca kripe, pasi në këtë mënyrë ulet niveli i aciditetit dhe do kemi nevojë të përdorim më pak sheqer, sepse ulet aciditeti dhe kafeja ëmbëlsohet më lehtë. Në ketë mënyrë i bëjmë një favor dhe shëndetit tonë, me një lugë sheqer që ne i shtojmë kafesë automatikisht i kemi shtuar 15 kalori boshe. Gjithashtu mund të konsumohet përpara kafesë dhe një gotë ujë me sodë, sepse soda duke patur një nivel alkain 9 bën rikompensimin dhe ekuilibrimin” thekson nutricionisti Joka.
Lajmi kryesor:
Altin Joka: Fakte mbi kafenë, mitet dhe të vërtetat e saj mbi shëndetin! Sa, si dhe kur duhet ta pijmë
MC/ReportTv.al