Roja përdhunues

Roja përdhunues i punësuar prej 20 vitesh, paguhej nga Bashkia Kamëz, roli i drejtorit të shkollës dhe këshillit të sjelljeve

4 Qershor 2020, 18:39| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 18:45

  • Share

Report Tv zbulon detaje të reja rreth së shkuarës dhe pozicionit të rojes së shkollës në periferi të Tiranës, i arrestuar gjashtë ditë më parë për përdhunimin sistematik të nxënëses 15-vjeçare, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik, ndërsa ka ngritur pikëpyetje të mëdha sa i takon rolit të drejtuesve të institucioneve arsimore për sigurinë e fëmijëve. Roja përdhunues mësohet se është punësuar për të ruajtur shkollën që në vitin 2000, ndërsa sjelljet e tij mësohet se kanë qenë problematike në vijimësi, me ngacmime seksuale jo vetëm ndaj nxënësve, por edhe mësueseve.

Roli i tij e tejkalonte atë të rojes tek dera e shkollës, pasi siç duket edhe nga një video e publikuar së fundi, ai jepte koncert para nxënësve në derë të shkollës, nën hundën e drejtuesve të shkollës. Këtë ‘pushtet’ të paligjshëm roja duket se e ka përdorur për të jetësuar instiktet e tij kriminale tek fëmijët.  

Roja është emëruar nga komuna përkatëse, e cila u shkri me reformën territoriale, duke u bërë pjesë e Bashkisë së Kamzës. Prej një viti mësohet se i arrestuari për përdhunim kishte kaluar roje në një shkollë tjetër. Sipas burimeve, kalimi ka ardhur pas konfliktit me të birin, për pozicionin e rojes. Babë e birë janë përplasur se cili do të qëndronte roje.

Roja i arrestuar për abuzim me të miturën mësohet se është paguar nga shkolla deri në vitin 2017, ndërsa më pas nga Bashkia Kamëz. Për të siguruar pagën e rojes, shkolla zakonisht vendos nën presion nxënësit për të siguruar kontributet nga prindërit e tyre. Është praktikë e zakonshme tashmë që nxënësit kontribuojë me nga 1 mijë lekë në vit për të mbuluar shpenzimet për pagën e rojeve, blerje boje, perde dhe shpenzime të tjera. Paratë nxënësve u merren në formën e donacioneve, formë e cila parashikohet në ligj. 

Mënyra e përdorimit të parave të mbledhur miratohet nga bordi i shkollës, i cili përbëhet nga prindërit, nxënësit, mësuesit dhe përfaqësues të qeverisjes vendore.

Ligjërisht shpenzimet për mirëmbajte të shkollave dhe ruajtjen, ku përfshihen edhe pagat e rojeve duhet të mbulohen nga bashkitë, të cilave qeveria u jep një fond të veçantë në bazë të numrit të nxënësve. Në ligjin për arsimin parauniversitar parashikohet qartë se bashkitë janë përgjegjëse për ruajtjen e dhe mirëmbajtjen e shkollave, garantimin e paprekshmërisë së institucioneve arsimore, garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe atyre të ngrohjes në godinat e institucioneve arsimore publike.

Pra, ligjërisht edhe emërimi i rojeve dhe pastrueseve të shkollës si pagat e tyre janë në kompetencë të bashkisë. Gjithashtu, Ministria e Arsimit, sipas ligjit, duhet t’u dërgojë disa kritere bashkive, në bazë të të cilave, duhet të zgjedhin rojet dhe pastrueses.

Ndërkaq, sipas ligjit nr. 69/2012, drejtori i shkollës në fjalë, është përgjegjës për skandalin, ku roja abuzues jepte shfaqje para nxënësve, në vend që të qëndronte tek dera, për t’u kujdesur për sigurinë e shkollës. Neni 54 i këtij ligji parashikon që drejtori drejton veprimtarinë e institucionit arsimor dhe menaxhon institucionin. Ndërsa institucioni ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor dhe të sigurt për nxënësit.

Ndërkaq, pranë shkollës duhet të funksionojë edhe një komision i etikës dhe sjelljes, i përbërë nga mësues, prindër dhe nxënës. Komisioni shqyrton të gjitha ankesat për sjelljet e papërshtatshme. Për funksionin e këtyre hallkave janë përgjegjëse zyrat arsimore vendore, të cilat varen nga Ministria e Arsimit.

Komento

Komente

  • Andi: 05/06/2020 18:38

    Ne amerike-gjermani-itali nuk ka roje private tek dera,,ne amerike ka police vetem nje qe qendron ne shkolle ,,kane zyre,,nuk rrine tek dera,,kane makine,,dhe jane shume diskret...dhe paguhen si police..

    Përgjigju
  • Tosi: 05/06/2020 14:36

    Ky monstra , perdhunues, apo perbindesh eshte dhe fytyra e bashkise Kamze ne kohen kur e drejtonte oficeri nazist i kapur rob ne betejen e Stalingradit Xhelal horri mendjeziu. Kjo monster eshte punesuar nga ngacmuesi seksual i bashkise kamze Xhelal horri qe detyroi punonjesen e bashkise te braktiste punen vetem per te shpetuar nga ngacmimi i horrit Xhelal Mendjeziu.

    Përgjigju
    • Acifi: 05/06/2020 17:50

      Po mesuesi zhigolo i fierit fytyren e kujt perfaqsonte.

  • Lona: 05/06/2020 14:31

    PUSHONI TE GJITHE ROJET NGA SHKOLLAT,,,NUK KA PSE TE KETE ROJE KOT NE SHKOLLE,,NJE POLIC TE VIZITOJE SHKOLLEN HERE PAS HERE,DHE TE MBAJE KONTAKT ME DRWJTORIN E SHKOLLES DHE MESUESIT......

    Përgjigju
  • lorna: 05/06/2020 12:10

    mos u lodhni kot edhe ky plera do dali...gjykata apelit durres leroi ata qe perdhunuan vajzen nga kavaja 1 vit me pare !!! kjo eshte drejtesia jone !!!

    Përgjigju
  • Iris: 05/06/2020 01:55

    Mendoj qe roje duhet te vihen policet mbi 50 vjec,vecanerisht tani qe duan ti nxjerin ne pension para kohe,kjo pune do ishte shume e pershtatshme per ta.Sa per kete pedofilin vazhdoni hulumtimet edhe per vitet 80',90',ky nuk u be qefli Brenda nates,duhet te kete patur nje /REZYME/ mjaft te pasur dhe jo vetem per kete lloj krimi.

    Përgjigju
  • Ilir: 04/06/2020 22:25

    Pedifil Kalbeni ne burg kete dhe gjith njerzit qe prekin vajzat tona

    Përgjigju
  • Ana: 04/06/2020 22:24

    Duhet te kalbet ne burg ky dhe ato 8 derrat qe e abuzuan vajzen e qe i liruan

    Përgjigju
  • Arifi: 04/06/2020 21:26

    Fajin e ka qeveria nuk ka pse te kete roje ne shkolla,,te puzhohen nga puna te gjithe rojet qe keysisht jane maloke...

    Përgjigju
    • Tonin: 05/06/2020 09:29

      Si malok apo laluc nuk ka rendesi kjo...e rendesishme eshte qe keta njerz te kalojn ne filtrimin e nje psikologu espert qe mund te lexoje mendjen e ketyre....jo te ndjekin rrugen e partive apo te mikut...siq ndoll ne shqiperi...ne keto raste fain ekan te gjithè ata qe punoj ne sholla,gjithashtu dhe edukata e prinderve..por ne shqiperi edukata ne shkolla èshtè zero dhe ne rrethin shoqeror...per fat te keq te gjith njerezit e ndersh dhe te mir kan ikur nga shqiperia..èshtè per tè ardhur keq ku shikoj nje popull qe fle gjum...dhe nuk ragon ne rastet tè tilla..sepse neser mund te ndodhe ne familjen tènde,prandaj duhet raguar menjeher...dhe te ket nje denim per tè gjith ata qè e dinin por nuk raguan ne kètè rast. qe paguhen nga taksopaguesit shqipetar...me pak fjal nènpunèsit shteteror duhet te jen te kolifikuar per atè pun qè bèjn...ata qe bèjnè krime te tilla te denohen mbi 25 vjet burg...(por ne shqiperi nuk e besoj!!!)

    • Acifi: 05/06/2020 08:22

      Po edhe mesuesit pedofil te fierit malok jane.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?