Varri i Papa Françeskut

Bota

Romë, 30 mijë vizitorë në bazilikën 'Shën Maria e Madhe' për varrin e Papa Françeskut

27 Prill, 14:37| Përditesimi: 27 Prill, 16:58

  • Share

ROMË – Bazilika "Shën Maria e Madhe" është kthyer në një nga vendet më të vizituara të Romës pas varrosjes së Papa Françeskut. Prefekti i Romës, Lamberto Giannini, deklaroi sot se prania e vizitorëve është dhjetëfishuar dhe se që nga mëngjesi janë regjistruar rreth 30 mijë hyrje në bazilikë.

Për shkak të fluksit të madh, nga altari u bë një njoftim ku kërkohej që ata që kishin vizituar varrin të largoheshin menjëherë për të respektuar masat e sigurisë. Hyrjet në bazilikë u pezulluan përkohësisht dhe po vlerësohet ndërhyrja e policisë bashkiake për menaxhimin e situatës.

Personeli i bazilikës dhe xhandarmëria vatikanase po drejtojnë vizitorët drejt varrit të Papa Françeskut, i cili është varrosur pranë Papa Honorius III.

Françesku është papa i tetë i varrosur në Santa Maria Maggiore. Në bazilikë ndodhet gjithashtu edhe varri i Papa Nikollës IV.

Lajmi në përditësim...

Ora 14:49
Numër i lartë vizitorësh në Bazilikën 'Shën Pjetri', Ndue Lugja: Vijnë ende për Papa Françeskun, kjo tregon dashurinë e njerëzve për të (FOTO)

Homazhet për Papa Françeskun vijojnë të jenë të pandërprera edhe pas ceremonive zyrtare. Situata sot para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan paraqitet me praninë e një numri të madh njerëzish, që vazhdojnë të vijnë për të nderuar Atin e Shenjtë të ndarë nga jeta.

Fotot nga vendi janë sjellë në Report Tv nga Ndue Lugja, restaurator dhe piktor shqiptar me një përvojë 27-vjeçare në Vatikan. Lugja, i cili ka takuar dhe njohur personalisht tre papë edhe Papa Françeskun, shprehet se ky grumbullim i madh njerëzish tregon dashurinë e thellë që besimtarët dhe vizitorët nga e gjithë bota kanë për Papën.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?