Shumë prej këngëtarëve botërorë kanë anuluar koncertet e tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Së fundmi edhe këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka anuluar çdo aktivitet të saj, punë apo koncerte.
Ajo ka vendosur të qëndrojë në shtëpi, pas përfshirjes edhe të Shqipërisë me 11 të prekur dhe 1 të vdekur deri tani.
Këtë e ka lajmëruar përmes një postimi në Instagram.
“Çdo aktivitet i imi këtë javë anulohet! Punë, koncerte! të njejtën gjë duhet ta bëjmë të gjithë…Stay Home, Stay Safe #coronavirus Kujdesuni Max për higjenën, kontaktet me njerëz, dhe sidomos për prindërit tanë! Kujdesuni njerëz… qëndroni brenda në mënyrë që të kalojmë edhe këtë situatë delikate”, ka shkruar Ronela në faqen e saj.
A vi edhe vet e rrime bashke ne shpi se nuk te la me u merzit?
Përgjigju