Pas diskove e palestrave, merret vendimi: Mbyllen të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës, gjobë 20 mln lekë kujt nuk e zbaton

11 Mars 2020, 14:39| Përditesimi: 11 Mars 2020, 18:00

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka marrë vendimin për të mbyllur të gjitha baret dhe restorantet, pasi nga dita e djeshme është konstatuar që asnjë lokal nuk respektoi rregullat e reja të vendosjes së tavolinave dy metër distancë nga njëra-tjetra, si masë parandaluese për koronavirusin. Ishte ministrja e Shëndetësise Ogerta Manasterliu që pas mbledhjes së ekspertëve kërkoi përshkallëzim të masave kufizuese, ku secili bar apo restorant që nuk e zbaton vendimin, do të gjobite me 20 milionë lekë të vjetra.

Kreu i qeverisë në një postim në Facebook, thotë se kjo masë do të nisë të zbatohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës.

"Ndjesë por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës fillimisht!", shkruan Rama.

Një vendim ky që vjen pasi shumica e shqiptarëve nuk u ndërgjegjësuan pas masave kufizuese të lëvizjes që qeveria ndërmorri pas identifikimit të rasteve të para të të prekurve me koronavirus në vendin tonë, ku tashmë u shënua edhe viktimë. 

"Kjo nuk ësht ëkohë pushimes dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë ftiohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë. Frikë aspak, kujdes po. Madje shumë fare", shkruan shefi i mazhorancës.

Po ditën e sotme qeveria mori vendim të nxjerrë në terren ushtrinë dhe policinë për të verifikuar nëse të ardhurit nga Italia apo zona të prekura nga koronavirusi e respektojnë vetëkarantinimin të paktën 14 ditë. Nëse ata shihen në rrugë do të gjobiten 5 mijë euro dhe me rikthimin e situatës në normalitet do u ndalohet të dalin jashtë shtetit nëse gjoba nuk shlyhet. 


Lajmi kryesor:

Gati akti normativ për masat! Pas diskove e palestrave, mbyllen baret, gjobë 20 mln lekë kujt s'i zbaton, mbyllen urbanët në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën


G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stathi: 11/03/2020 22:16

    Po ne Shkoder perse jo?!!

    Përgjigju
  • Altin: 11/03/2020 19:24

    Pajtohem me mendimin e Benit qe per momentin te rrine hapur vetem furrat e bukes, farmacite edhe ushqimoret. Te gjitha qendrat tregetare, tregjet sidomos tregu i fruta perimeve edhe tregu i Medreses te 5 Maji duhet te mbyllen urgjentisht se keta tregetaret jane te cmendur sa vijne qe ne 5 te mengjesit. Te japi urdher qeveria ti mbylli sa me shpejt te jet e mundur qe mos ta pesojme si Italia.

    Përgjigju
  • Beni: 11/03/2020 16:53

    Mbylli te gjitha se i ke hapur , si keni pa mire, jane hapur dhe full me njerez Rr elbasani, tregu elektrik, qendra tregtare full... Apo i kane te medhenjte kto s'mbyllen !!! Duhen lene me leje vetem farmaci e pika shumice e mini market Per ushqime dhe furra buke. Po jo furra buke me lokale 2 ne 1. Ato mire bejne se na sherbejne cdo dite, Por sot seshte koha ! Te mbyllen

    Përgjigju
  • Ema: 11/03/2020 16:31

    Te lumt me mir shpejt se von te gjith te bashkuar e do ti ja dalim

    Përgjigju
  • artur: 11/03/2020 16:03

    Mire e ke ti more king, te gjitha te mbyllen. Po si do te perkrahesh ti zoteri i dashur bizensin? Se jo per gje po don te besh si italian i vogel dhe te vendosesh rregullat qe po zbaton italia... por, ama , keni harruar nje detaj te vogel: qewveria Italiane deri ne kete moment ka vene ne disposizion deri ne 10 miliard euro per te perkrahur bizneset dhe qytetaret. Po merr ne konsiderate qe te pezulloj pagimin e kredive dhe te faturave te dritave, uje dhe gaz. Po ti, more italian i vogel cfare do te besh ?

    Përgjigju
  • B.H: 11/03/2020 15:16

    Po tregu i Lahi te Medreses perse nuk e mbyllni zoti Rama? Aty gjenden mbi 1500 dyqane edhe eshte i mbyllur. Ju lutem mbyllenj sa me shpejt se prinderit e mi vazhdojne edhe shkojne qe ne mengjes.

    Përgjigju
  • Jari: 11/03/2020 15:02

    Kafet le te rrine hapur paradite jo mbasdite dhe te sherbejne kafe ne gota plastike,,,keshtu do reduktohet rreziku nga koronavirusi,,dhe te mbahet distance 2m nga tavolina ne tavoline....

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 11/03/2020 20:33

      Jaro rri rehat lal

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?