Kandidatja e PS për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastilriu, rrëfen në podcastin “Flasim” fëmijërinë, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj. Manastilriu tregoi se ka lindur dhe është rritur në një familje tiranase, ndërsa ndalet edhe tek dy prindërit e saj, e ëma asokohe valltare e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa babai ushtarak. Manastilriu rrëfen për fëmijërinë mes korridoreve të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?
Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.
Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë.
Lajmi kryesor:
Rama nis fushatën për Tiranën: Veliaj në burg pa gjyq, por s’presim më! Akuzat e PD për dekretin e Begajt? S’keni intelektin e Rusmailit! Manastirliu: Mision historik (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al