Rrëfimi dramatik i të riut që udhëtoi dikur me nëndetësen Titan: Ishte një udhëtim spektakolar por që nuk do ta provoja përsëri

22 Qershor 2023, 16:09| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 16:11

  • Share

Aktori Alan Estrada,  ishte meksikani i parë që udhëtoi me nëndetëse Titan të kompanisë OceanGate, tani e humbur në Atlantikun e Veriut me pesë anëtarë në bord.

Aktori meksikan ka një kanal në Youtube ku shpesh ndan video ngga udhëtimet e tij nëpër botë dhe në korrik 2021 ai u përpoq të niste një ekspeditë për të vizituar mbetjet e Titanikut, të zhytur në një thellësi prej 3,800 metrash, 600 kilometra në jug të Kanadasë.

Megjithatë, sistemet e Titanit dështuan dhe operacioni u anulua, por ai u bë pjesë e udhëtimit t5ë suksesshëm një vit më vonë.

 Ai thotë se ishte një udhëtim spektakolar por që nuk do ta përsëriste për herë të dytë në jetë, pasi ishte i vetëdijshëm që po rrezikonte jetën.

Ky mendeim i tij u theksua eddh3e më tepër pas dhjetëra telefonatave që mori të hënën sapo u dha lajmi se kishte humbur kontakti me një nëndetëse private që po udhëtonte për të vizituar mbetjet e anijes së famshme, të fundosur më 1912.

Dy ditë më vonë, teksa rreziku për të mos i gjetur të gjallë 5 personat që ndodheshin në bordin e  nëndetëses, Estrada rrëfen detajet e ekspeditës së tij me po të njejtën nëndeëse.

Si fillim, ai pranoi se udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut është shumë i shtrenjtë,  bëhet fjalë për një shumë prej 150 mijë dollarë. Tani, vlen edhe më shumë: 250 mijë dollarë.

Përpara se të hipësh në Titan, duhet të nënshkruash disa dokumente, të cilat shpjegojnë saktësisht të gjitha rreziqet që mund të përballeni, duke përfshirë edhe humbjen e jetës, natyrisht. 

"Ne e dinim që kjo është një ekspeditë tepër e rrezikshme, ne e dinim që nuk do të shkonim në një park argëtimi”, thotë Estrada, i cili në periudha të ndryshme gjatë konferencës këmbëngul se ata që hipin në Titan janë të rritur, të vetëdijshëm se çfarë lloj aventure po nisin.

“Një nga rregullat, për shembull, është të mos vuash nga klaustrofobia”.

Pasi futesh në nëndetëse, nëse gjithçka shkon mirë, duhen rreth dy orë për të zbritur në 3800 metra dhe për katër orë mund të shihen mbetjet e Titanikut dhe fundi i oqeanit. Ndërsa dy orë të tjera përdoren për t'u ngritur në sipërfaqe.

Kështu ndodhi në ekspeditën e Estradës, i cili ishte një nga më të suksesshmit, ndërsa në një udhëtim tjetër kishte zgjatur 27 orë sepse kishin pasur probleme me rikuperimin e nëndetëses.

Brenda, Titani është si një tub bosh, 6.7 metra i gjatë dhe 2.8 metra i gjerë, në të cilin nuk ka ndenjëse dhe as nuk mund të ngrihesh në këmbë. Nuk ka as banjë, por ka një kuti në rast urgjence, sipas Estradës. Ai është projektuar për të bërë një udhëtim të shkurtër, megjithëse Estrada beson se ka gjithçka që duhet për të mbajtur ekuipazhin gjallë për 96 orë.

Ajo mban pesë persona, që janë zakonisht pilot dhe bashkë-pilot, dhe tre civilë, të cilët quhen "specialistë të misionit".

Estrada e përfundoi ekspeditën e tij me një nga njerëzit që tani është i zhdukur, eksploruesin francez Paul Henri Nargeolet.

“Ai ishte bashkë-pilot, por kur arritëm në anije ishte ai që pilotonte nëndetësen, sepse ai i njeh shumë mirë rrënojat. Ai ka qënë pothuajse 40 herë në rrënojat e Titanikut. Ai është një nga njerëzit më të besueshëm. Por nëse dëgjoni dëshmitë, kupton se ka gjithmonë një rrezik dhe gjithmonë ka komplikime. Në disa nga zhytjet e tij, ata duhej të shuanin edhe zjarret e brendshme”, tha Alan Estrada.

Estrada gjithashtu e njeh mirë CEO-n e OceanGate, Stockton Rush, një tjetër nga anëtarët e ekuipazhit tashmë të zhdukur.

“Stocktom është një person shumë pozitiv, ai projektoi Titanin, është ëndrra e tij, është misioni i tij. Shpresoj që ata të jenë brenda duke pritur të shpëtohen”, thotë aktori meksikan.

 


Lajmi kryesor:

E zhdukur prej 3 ditësh, gjenden mbetjet e nëndetëses ‘Titan’! Shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut, vdesin 5 personat që ndodheshin brenda


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?