Rrëfimi i Kreshnik Tushës: Një person thirri 'policia e shteti' dhe më qëlloi 4 herë

25 Qershor 2020, 19:49| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 20:03

  • Share

Kreshnik Tusha, njeriu që kishte vetëm një ditë që sapo kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës, pas përfundimit të një dënimi me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, rezulton të jetë qëlluar me katër plumba automatiku, shumë pranë banesës së tij. Ai ka qenë nën shoqërinë e mikut të tij Ermal Leka, me të cilin pasi kishin pirë kafe dhe mbushur ujë të pijshëm pranë një çezme tek shinat e trenit, janë larguar në banesë. Tusha ka treguar se menjëherë sa ka zbritur nga makina, një person që nuk ka mundur ta identifikojë e ka thirrur“…Policia e Shtetit…” dhe ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë. Prokuroria thotë se ka gjetur në vendngjarje 4 gëzhoja. Thëniet e tij konfirmohen dhe nga shoku, Ermal Lika, i cili ka treguar në polici se ishte një person që thërriti “…Policia e Shtetit…” dhe ka qëlluar me armë. Ai tregon se në këtë moment ka ulur kokën dhe është strukur brenda në makinë, ndërsa nuk ka parë fare se nga cila ana kishte ikur shoku i tij, Kreshnik Tusha. Vetëm pak më vonë ka mësuar se ai ishte plagosur me një plumb në këmbë.


Lajmi kryesor:

Dosja/ Ekzekutimi në Laç në më pak se 2 minuta! 20 plumba mbi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin! Rrëfimi Tushës: Më thirrën dhe qëlluan 4 herë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?