‘Rrëmbeu’ çmimin e parë në festivalin e 60 të RTSH, Ronela Hajati: Premtoj një performancë për t'u mbajtur mend

30 Dhjetor 2021, 09:57| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 14:25

  • Share

Pasi 'pushtoi' skenën në festivalin e 60 të RTSH, Ronela Hajati premton një performacë edhe më elektrizuese në Eurovizion.

Këngëtarja u shpall dje fituese e Edicionit të 60 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën 'Sekret', ndërsa në një reagim sot në Instagram, Ronela thotë se  do të punojë për të dhuruar një performancë 'për t'u mbajtur mend'.

"Torino shihemi Eurovision! Faleminderit të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt. Premtoj se do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë për t'u mbajtur mend! Nuk kam fjale ....", shkruan Hajati.

Pasi u shpall fituese, e pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

Pasues i saj me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Risia e këtij edicioni ishte vendi i tretë të cilin e ndanë dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

Eurovizion 2022 do të mbahet këtë vit në Itali.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2021 03:55

    Kengen e pashe ne YOUTUBE.Ronela ka ze te mire,por kenga ishte nje mishmash stilesh e tingujsh me ndonje curle turke te futur aty-ketu.Kercimtaret ishin te shumte dhe largonin vemendjen nga kenga dhe kengetarja dhe dukeshin si nje grumbull korbash qe mblidhen rreth plerave.Ronela vete me tonacionet qe i ngrihte dhe i ulte pa kuptim.C'te thuash me pare, <<VICTOR/VICTORIA>> in full glory!!

    Përgjigju
  • Makiwa71: 30/12/2021 19:29

    I mbuloftë haleja!!!

    Përgjigju
  • emri: 30/12/2021 15:08

    sa poshte ka rene niveli i artit ne shqiperi dhe sa lart ehste ngritur niveli i b****s .... nuk e di ata qe e pelqyen dhe brohoriten ate kenge por ajo vec kenge nuk ishte ... kjo tregon se mjedisi i mediokritetit ehste shume me i madh. me vjen dhe keq per marashin qe nuk riti dot nje goce per te qene ....

    Përgjigju
  • Blerina: 30/12/2021 10:45

    Do mbahet mend per keq

    Përgjigju
  • Cuko: 30/12/2021 10:00

    Bythe dhe vetem bythe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?