Kryeministri Edi Rama

Rrëmbimi i 3 efektivëve në Kosovë, Rama: Presim fjalën e KFOR që po heton rastin! Kush thotë se po heshtim po i shërben luftës politike

14 Qershor 2023, 20:10| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 22:55

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se do të presë fjalën e KFOR-it për rrëmbimin e 3 policëve kosovarë nga policia serbe, mesditën e sotme (14 qershor). Në reagimin e tij të parë për këtë çështje, kreu i qeverisë shqiptare thotë se kush deklaron se ai po hesht, nuk e bën për Kosovën, por për luftë politike.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!” shkruan Rama.

Në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve ka reaguar edhe opozita në Shqipëri. Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha e cilëson si një akt të ulët e provokativ të Aleksandër Vuçiçit, për të cilin shton se synon përshkallëzim të tensioneve. Basha thotë se Vuçiç duhet të urdhërojë menjëherë lirimin e policëve të Kosovës dhe se palët duhet të ulën në tavolinën e bisedimeve. Nga ana tjetër Sali Berisha, thotë se arrestimi i efektivëve është një akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.

3 policë të Kosovës u arrestuan sot nga forcat serbët, ndërsa policia e Kosovës e cilëson këtë akt si rrëmbim klasik. Për ngjarjen reagoi kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre, duke e cilësuar aktin agresion të Serbisë me qëllim destabilizimin. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Kurti kërkon me çdo kusht luftë e konflikte.

 

Ora 22:48
Rrëmbimi i tre policëve, Basha: Akt i ulët provokativ, Vuçiç synon përshkallëzim të tensioneve! Të urdhërojë lirimin e tyre

1684669836_1679211917800063a973cbbeaf0.png

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Basha shkruan se ky është një akt i ulët provokativ i Aleksandër Vuçiç i cili synon përshkallëzim të tensioneve. Basha thotë se Vuçiç duhet të urdhërojë menjëherë lirimin e policëve të Kosovës dhe se palët duhet të ulën në tavolinën e bisedimeve.

“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.

Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës! Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund më njohje reciproke mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha Basha.

Ora 19:57
Rrëmbimi i tre policëve në veri të Kosovës, Berisha: Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël

1686393242_saliberisha.jpeg

Sali Berisha, ka reaguar për arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga policia serbe. Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se e dënon këtë arrestim të policëve.

'Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç.'- shkruan Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 15/06/2023 04:12

    serbia e ka hallin tek trepca,,,prandaj kerkon turbullira,,,,por kosova nuk duhet te bie pre e provokimeve....trepca duhet te ruhet ,,dhe te filloje te punoje,,te nxjerre minerale...gjithe loja behet per trepcen...ka 500 miliarde dollare..minerale..

    Përgjigju
  • tini: 15/06/2023 04:08

    edi rama o hale i kombit,,,duhet te dalesh nga ballkani i hapur....e shkatarrove shqiperine me pallate,,,tani do te shkaterrosh dhe kosoven...

    Përgjigju
  • tuno: 15/06/2023 03:16

    Kosova nuk eshte shtet, por nje siperfaqe tokesore e populluar nga shqiptare. Iu dhe e drejta per te bere disa kufij nga USA, qe fusin hundet kudo, dhe vetem prishin pune. Kosova duhet te bashkohet me Shqiperine, por s'ka politikane qe t'i zbatojne l-keto mesazhe qe populli i vuajtur shqiptar ne Ballkan kerkon.

    Përgjigju
    • tunoraku: 15/06/2023 09:46

      Raku pepes eshte e kunderta qe ka ndodhur pikerisht eshte kosova vendi nga ku rjedh cdo shqiptar atje i kemi rrenjet te gjithe nga lashtesia ndersa shqiperia eshte shtet ne thonjeza artificial de jure qe prej krijimit se de facto ta grisin pasaporten e permjere qe kemi ne cdo cep te botes pa pasur frike.

  • kosta: 14/06/2023 23:49

    milloshevic u vinte hakut ketyre.

    Përgjigju
    • Valteri: 15/06/2023 11:56

      Nuk ke faj ti more legen por ka faj fara e sotones tende..

    • kosti: 15/06/2023 10:58

      Kosta besoj pjelle hibride greko-italian si shume sivllazen tane nga shqiperia ti ?????

  • Mateo: 14/06/2023 22:23

    KFOR eshte force nderkombetare sigurie nen mandatin e UN per ruajtje te paqe dhe nuk kryen hetime. EULEX dhe autoritetet e zbatimjt te ligjit ne Kosove kryejne hetime. SHBA dhe NATO ne 1999 kryen bombardime ndaj ish Republikes se Jugosllavise dhe Serbise, sic emertohej ne ate kohe. Pavaresia e Kosoves u shpall nga Kuvendi i Kosoves ne 17 Shkurt 2008 dhe u njoh menjehere nga nje sere shtetesh perfshire Shqiperine. Si ne elemente te vecante ashtu dhe ne teresine e tyre, deklarimet e Kryeministrit te Shqiperise nuk i permbahen te vertetes, jane pa baze juridiko-ligjore dhe thjesh deshmojne mbi nje amatorizem dhe injorance esktreme te fakteve, ngjarjeve, dhe problematikave ne fushen nderkombetare dhe kuadrin normativ mbi te cilin funksionon. Veprimet subversive te armatosura te drejtuara personalisht nga Vucic dhe qe targetojne funksionare policie ne territorin e Kosoves synojne pikerisht demonstrim publik dhune ndaj faktorit te brendshem ne Serbi dhe "fuqine" e armatosur per raprezalje ne cdo kohe ndaj "armiqeve" qe "cenojne" regjimin e Vucic; ti tregojne SHBA dhe BE qe mund te nisin ne cdo kohe nje lufte dhe ata mund te bejne sehir per ca kohe, dhe kuptohet per ti treguar Tiranes se ujku qimen e nderron por zakonin jo.

    Përgjigju
    • Mateo: 15/06/2023 03:48

      Ne komentin tim shkruhet qe KFOR vepron si force sigurie nen mandatin e UN (autoritetin i dhene konform rezolutes 1244). Dhe jo qe eshte ne varesi te ketij apo atij. Se cfare kupton autori me intel (ndoshta intelligjence) dhe se clidhje ka mbledhja dhe shperndarja e informacionit me hetimin, eshte pak si larg te rrokurit normal te mendjes. Si duket mediokrriteti qenka tipar i burokracise ne Shqiperi. Jo thjesht i Kryeministrit.

    • Ushtaraku: 15/06/2023 00:05

      KFOR esht ne varesi te NATOS. jo UN.Dhe inteli I KFOR heton pa merak.jan 4 toga inteli ne Kosov diku te 100 vet.info qe mblidhet dergohet ne prishtin .nejse

  • Riki: 14/06/2023 21:51

    Kurti duhet dhe shqiptaret ne ter boten duhet ta kuptojne qe ajo toke Eshte America o derra. Dhe cfare sugjeron America duhet te zbatohet o injorante

    Përgjigju
  • Jimmy: 14/06/2023 21:11

    Te gjithe me boten kurti me kozma rroten!!idiots

    Përgjigju
  • Ops: 14/06/2023 21:06

    Ti je haleeee

    Përgjigju
  • Turp: 14/06/2023 20:35

    Sa burr legen qe je. Po turp nuk ke mor plehre. Po si mor burr i ke vu qellim vetes me i shkaterru shqiptaret ne cdo cep te globit. Sinqerisht eshte fatkeqesi e madhe kjo qe po i ndodh ktij vendi. Mas qofte largut E. Hoxha, ti je fatkeqesia me e madhe e ketij vendi. Ju ka deno zpti o shqiptar me keto lidera qe zgjidhni. Bar do hani, dhe si legen do ju trajtojne gjith jeten tuj. Turp i madh.

    Përgjigju
    • Eri: 14/06/2023 21:14

      Turpi te mbulofte se ti edhe barin e ke haram.

  • Realitet: 14/06/2023 20:18

    Rama e verteton qe eshte shume perpara me Kurtin ne gjeopolitike , ka ardh koha qe kosova ta qetesoje situaten kur eshte qetesi fitojme ne shqiptaret , duhet qe Kurti te kerkoje me shume ndihme nga Shqiperia dhe te terhiqet qe ne tetor te kete 5 njohje nga EU te Kosoves dhe te kete qetesim dhe antaresim ne NATO me vone , rama mendon per 2030 dhe mendon nje ballkan ne paqe , Kurti mendon per komunizem apo vetizolim nje metode e perdorur nga shqiptaret nga 44-91’ por nuk rezultoj shume efikase! Kosova duhet te qetesoje ne maksimum situaten dhe te fitoje njohje me shume , serbia nuk ka cfare humbet luan karten e destabilizimit dhe luan letrat e fundit duke kerkuar konflikt qe nuk duhet te ndodhe ! KFOR duhet te kuptoje qe serbet jane te pabese dhe kane 10 vite qe armatosen , ndaj armet do ti perdorin vetem per statistik! Kurti duhet ta qetesoje lojenn ai faj nuk ka por keto jane fqinjet , kur i ndame keto na rane…

    Përgjigju
    • himarjoti: 15/06/2023 08:02

      Realitet,je plotesisht gabim. Rames nuk duhet me i besu per asgje.

    • Gos: 14/06/2023 21:36

      Ik o...

    • Shqipëria: 14/06/2023 21:16

      Dmth Kurti të shesi copë nga vendi vet që të jesh i qetë ti, ka kuptim. Ai s'ka faj, s'do që Serbia të hyj ne Kosovë si ne shpi të vet, kur të dojë si të dojë, por hajt mo të dëgjojë Ramën si qeveriset duke e shit vendin përditë. Ke te drejtë...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?