Rrëmbimi i tre policëve, Basha: Akt i ulët provokativ, Vuçiç synon përshkallëzim të tensioneve! Të urdhërojë lirimin e tyre

14 Qershor 2023, 22:48| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 22:50

  • Share

1684669836_1679211917800063a973cbbeaf0.png

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Basha shkruan se ky është një akt i ulët provokativ i Aleksandër Vuçiç i cili synon përshkallëzim të tensioneve. Basha thotë se Vuçiç duhet të urdhërojë menjëherë lirimin e policëve të Kosovës dhe se palët duhet të ulën në tavolinën e bisedimeve.

“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.

Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës! Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund më njohje reciproke mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Rrëmbimi i 3 efektivëve në Kosovë, Rama: Presim fjalën e KFOR që po heton rastin! Kush thotë se po heshtim po i shërben luftës politike


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?