Bajram Begaj

Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë nga forcat serbe, Begaj: Akti rëndë provokativ, Serbia t’i lirojë menjëherë! Palët të ulen në tavolinën e bisedimeve

15 Qershor 2023, 08:07| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 08:51

  • Share

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe. Begaj e cilëson këtë një akt të rëndë provokativ, që sipas tij synon vetëm destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Në një postim në ‘Facebook’, Begaj i bën thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë efektivët e Kosovës.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, shkruan Begaj.

Kreu i shtetit, një thirrje e ka edhe për Kosovën që të mos bie pre e këtyre provokimeve, por të kontriubojë për uljen e tensioneve. Begaj kërkon që përmes ndërmjetësimit të SHBA dhe BE, palët të ulen në tavolinën e diskutimeve.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

Ky reagim i Begajt vjen një ditë pasi tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Por, Kosova thotë se janë arrestuar brenda territorit të saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot: 15/06/2023 18:07

    Cilit Bajram ti besojme se kemi 3 , Bajramin e madh, te voglin dhe Bajram Begajn.

    Përgjigju
  • Valteri: 15/06/2023 15:59

    Diferenca e jashtezakonshme ne mes qendrimeve te presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama lidhur me Kosoven dhe problematikat te vazhdueshme me Serbine ,per deri sa Rama flete fjalit dhe qendrimet e shkruara ne Beograd,z.Begaj eshte shume i sakte dhe tamam vellazeror lidhur me Kosoven ,nese Rama ka probleme me Kurtin..por qvar pati me Hotin,Haradinajne,Mustafen dhe per Ballkanin dhe me Thaqin..nje qendrim totalisht pro-serb,pro-rus dhe anti shqiptare i shokut Rama i cilli ne Peje para ca vite tha .."Kush i thote Hashim Thaqit tradhetar..eshte gomar"..ashtu flete nje kryeminister ne shtetin e huaj dhe ofendon 70% te kosovarve..tenton ndarjen e Kosoves,..

    Përgjigju
  • Dordomusi: 15/06/2023 12:05

    Barjami sdi ku ka koken e vet i ziu…i ka ik gjithe stafi drejtues i presidences pa bere vitin akoma…shefi kabinetit, dy sekretar te pergjithshem, keshilltari ligjor, drejtora te pergjithshem. Duket sikur ka dicka qe nuk shkon atje brenda por nuk flasin me teper???

    Përgjigju
  • Roni: 15/06/2023 10:29

    Te dërgohet urgjentisht ushtria në Kosovë

    Përgjigju
  • Faik: 15/06/2023 10:26

    E nxore Kokèn o Bajram begu ????? Ku ishe fshyer ,O buburrec ?????? Apo nuk tè kishin dhènè lejen eprorèt té nxirje kokén ??????? Apo e kishe mendjen tek VJEDHJET dhe GRABITJET qè ju bère PRONAVE tè USHTRISÈ , O MAVRI i ZI me BOJÈ , qè e ke Vendin nè BURG !!!! President KUKULL dhe PLEHRÈ qè NUK mund tè PÈTFAQÈSOSH KURRÈ 7 MILION SHQIPTARÈ !!! SHQIPÈRISÈ i MUNGON ATDHETARI dhe PATRIOTI ALFRED MOJSIU ! RROFTÈ ALFRED MOJSIU ❤️ POSHTÉ HAJDUTI Bajram begu

    Përgjigju
  • 313: 15/06/2023 08:53

    Mirmgjesi zoti president ju doli gjumi? Si flejtet mbrem? Je nxituar pak me kte deklarate me mire te kishit fjetur edhe sot nsr dit e re kismet i ri. Apo mos ndoshta ishe duke dhene ndonje dekorat se pengjet u liruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?