VLORË- Dy persona janë gjobitur dhe i janë bllokuar mjetet lundruese pasi po kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese të llojit “Jet ski”, duke rrezikuar pushuesit.
35-vjeçari me iniciale G.Zh., dhe 45-vjeçari me iniciale A.H, të dy nga Saranda u gjobitën nga 10 mijë lekë secili.
Përveç gjobës, u bllokuan mjetet lundruese me të cilat po kryenin manovrat e rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të personit me iniciale A. H., për mungesë dokumentacioni.
Komento