Rrezikoi t’u fundosej skafi pranë Karaburunit, Policia Kufitare në Vlorë shpëton familjen nga Kosova

21 Korrik 2022, 07:33| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 09:45

  • Share

VLORË- Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një familje prej 5 anëtarësh nga Kosova, e cila po udhëtonte me një skaf në zonën pas Karaburunit.

Skafi ka lëshuar sinjalin SOS pasi u kishte mbaruar karburanti dhe kishte rrezik mbytje të 5 personave në bord midis tyre dhe një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Skalom mbas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg policia kufitare ka gjetur familjen nga Kosova. Pesë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eltion: 21/07/2022 20:13

    Republike bananesh

    Përgjigju
  • Armand: 21/07/2022 08:25

    Situata me mjetet lundruese ne Vlore,Dhermi,Himare,Jal e Sarande eshte jashte kontrollit.Imbarkojne njerez pa xhupa shpetimi apo salvagente.Marin njerez mbi kapacitete dhe nuk jane pilot te mirefillte per mjete detare.Anijet turistike mbingarhohen me njerez dhe nuk kane as xhupa shpetimi dhe as barka shpetimi.Vetem zoti i ka ruajtur deri me tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?