Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 2 jet ski në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit

2 Korrik, 16:01| Përditesimi: 2 Korrik, 16:03

  • Share

Dy jet ski u bllokuan ndërsa u gjobitën dy drejtuesit pasi cënuan sigurinë e pushuesve në plazhet e Ksamilit dhe të Shëngjinit.

Konkretisht

-110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit;

-100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, të cilat në video të publikuara në rrjete soiale kryenin manovra të rrezikshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve ujore, që të pajisin mjetet me dokumentacionin e kërkuar me ligj, si dhe të lundrojnë brenda zonës së përcaktuar për këtë aktivitet.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fred: 02/07/2024 19:44

    Bllokoni jet skite dhe hiqni licencat, perveç gjobes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?