Tre mjete lundruese të cilat rrezikuan sigurinë e pushuesve në zonat e plazhit janë bllokuar nga policia dhe janë gjobitur pronarët e tyre.
Policia ka konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në portin e Sarandës.
Drejtuesi i skafit, R. L., 19 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me gjobë prej100.000 lekë të rinj si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u gjobit sërish me 10.000 lekë të rinj pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Po ashtu, në portin e Himarës, ne Qeparo, u bllokua një gomone. Drejtuesi i gomones, A. V., 54 vjeç, banues në Qeparo, u ndëshkua me gjobë 100.000 lekë të rinj.
Në Jalë, është konstatuar një mjet lundrues tip skaf, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës në bord. Drejtuesi S. L., 48 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me gjobë 10.000 lekë të rinj, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë.
Ne gjith boten ka varka, skafe, dhe nuk pyet njeri per rregulla se nuk thyhen. Me dhemb vajza e vogel e sja uroj askujt. Por vendimet dhe masat qe merren jane jo te llogjikshme. Neser i bie te bllokohet qarkullimi i makinave po ndodhi nje aksident. Ai tipi te marri denimin te shplahet ne burg per fodullikun e vet qe morri mqaf nje femi e familjen e saj. Por smund te ndalohet levizja
PërgjigjuOre 1 pyetje Kam un.nese nje makin pa letra sekuestrohet she pronari pa leje drejtimi perfundon ne burg PSE qeka ligji ndryshe per skafet? Pa letra 100mij lek gjobe dhe bllokim per 5 dit?e pronari po kave per qef pa I hyr gjemb ne kemb?
Përgjigju