Foto nga tragjedia në Indi

Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Gjenden 208 trupa, një pasagjer i mbijetuar

12 Qershor, 17:24| Përditesimi: 12 Qershor, 17:35

  • Share

1749742002_egsegsgshgshg.JPG

Janë gjetur 208 trupa nga 242 pasagjerë që ishin në bordin e avionit ‘Air India’ që u rrëzuar ditën e sotme në Indinë perëndimore në Ahemedabad. Sipas të dhënave të fundit janë gjetur 208 trupa, por ende nuk dihet nëse viktimat ishin në bord apo ishin në tokë në momentin e aksidentit.

Policia ka gjetur një të mbijetuar në sediljen 11A i cili rezulton shtetas britanik me origjinë indiane. I mbijetuari është dërguar në spital dhe është në kujdesin shëndetësor. 

Nga të dhënat e deritanishme rezultojnë 169 indiane, 50 studentë mjekësie të plagosur. 53 britanike 1 portugez, 7 kanadez dhe 17 fëmijë të identifikuar, raportohet në media. 

Aeroplani u përplas me një ndërtesë banimi të përdorur nga mjekët, një grua përshkruan se si djali i saj shpëtoi duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë.


Lajmi kryesor:

Indi/ Rrëzohet avioni me 242 persona në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve, policia: Mbi 290 viktima! 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (VIDEO+FOTO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?