Kronikë

Rrëzohet trajleri në aksin Kavajë-Durrës, bllokohet lëvizja e makinave, krijohet trafik! Policia: Të shmanget kalimi në këtë rrugë

23 Shtator 2021, 18:12| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 19:45

  • Share

Një trajler është rrëzuar në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, pa shkaktuar probleme në njerëz, por për pasojë është bllokuar rruga edhe lëvizja e automjeteve. 

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

"Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë", thotë policia.

Shkak i aksidentit duket se është bërë një manovër shpejtësie e shoferit. Për lëvizjen e trajlit i cili ishte i një tonazhi të rëndë, u kërkuan përforcime me makineri specifike dhe vinça të tonazhit të rëndë për të bërë të mundur lirimin e njërës korsi të rrugës.

Aksidenti shkaktoi efekt zinxhir ku për të shmangur trafikun në aksin kryesor të rrugës Kavajë-Durrës, u shtua trafiki në akset dytësore të saj. Për të lehtësuar situatën pati ndërhyrje nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës me mjete të patrullave dhe qarkullimit rrugor.

Deri më tani është bërë e mundur shmangia e trafikut dhe në aksin kryesor, sakaq po punohet intensivisht për largimin e trajlit nga rruga.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?