Me rritjen e rasteve të infektuarve me koronavirus, janë shtuar edhe kontrollet në subjektet tregtare për respektimin e protokollit të sigurisë. Megjithatë edhe pse kontrollet janë shtuar dhe brenda një dite janë kryer 1661 kontrolle e monitorime, por janë vendosur vetëm 16 gjoba.
Më datë 16 qershor 2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 16 masa administrative konkretisht:
• 1 gjobë në markete ushqimore
• 8 gjoba bare e restorante
• 2 gjoba në furra buke
• 2 gjoba në farmaci
• 1 gjoba në dyqan jo ushqimor
• 1 gjobë në qendër estetike
• 1 gjobë për grumbullime e tubime
Ndërsa në 1661 inspektimet dhe monitorimet në të gjitha qarqet e vendit janë kryer në:
• 360 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)
• 645 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food
• 76 Furra buke/ pasticeri
• 342 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore
• 84 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale bankaetj.)
• 57 Farmaci
• 3 Institucione të shërbimit shëndetësor
• 2 Biznese/ fason/ call center/ fabrika e linja prodhimi e perpunimi,
• 7 Klinikë/ laborator dentar
• 63 Berber/parukeri
• 3 Institucione Arsimore
• 2 Institucione Publike
• 1 Hotel
• 13 Shërbim riparimi
• 2 Subjekte argëtimi, qendra interneti, playstation, lojëra për fëmijë, etj.