Nga sulmet me raketa në Izraelin verior

Rriten tensionet pas sulmit kibernetik, shkëmbim zjarri me raketa mes IDF dhe Hezbollahut: Shumë të plagosur në Izraelin verior

19 Shtator, 09:28| Përditesimi: 19 Shtator, 09:46

  • Share

1726731122_izrael.JPG

Nga sulmet me raketa në Izraelin verior

Izrael- Dy ditë pas sulmit kibernetik të organizuar me shpërthime të mijëra pajisjeve elektronike të komunikimit të anëtarëve të saj, Hezbollah duket se ka nisur hakmarrjen me sulme ndaj Izraelit, që e cilëson edhe përgjegjës të “aktit terrorist dhe gjenocidit” të 17-18 Shtatorit, në Liban dhe Siri.

Raketa janë lëshuar në zona kufitare drejt Izraelit verior, teksa ky i fundit i është përgjigjur po me të njëjtën shkallë nëpërmjet forcave të IDF-së.

Zëdhënësi i IDF-së informoi se avionët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan ndërtesat ushtarake të Hezbollahut dje në zonat Shekhin, A-Taiba, Balida, Mis al-Jabal, Eitaron dhe Kfar Kila në Libanin jugor.

Për më tepër, avionët sulmuan një magazinë Amalah në zonën Hayam dhe nisën bastisje të reja mëngjesin e sotëm (19 Shtator).

Kurse Hezbollahu sulmoi në Galilenë e Epërme, në veri të Izraelit, duke shkaktuar lëndime të shumta, raporton “Ynet”.

Sipas raporteve të mediave izraelite, disa persona u plagosën në një sulm me raketa antitank në veri të Izraelit, në një zonë pranë Menarës, në Galilenë e Epërme. Të paktën dy do të ishin raketa antitank të lëshuara nga Libani jugor.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj Hezbollah/ Rritet bilanci i viktimave, 31 të vdekur dhe 4300 të plagosur! NYT: Izraeli prodhoi pajisjet, u kamufluan pas shoqërive ‘fantazma’


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?