Një mjek i spitalit në Bejrut kujdeset për një nga fëmijët e plagosur nga bombardimet
Rritet bilanci i të vdekurve nga sulmet dhe bombardimet e mbrëmshme dhe të sotme izraelite, në Bejrut.
Shkon në 13 të vdekur dhe 57 të plagosur numri u personave të prekur nga shpërthimet pranë një spitali në kryeqytetin libanez, në një zonë pranë spitalit Hariri në Jnah.
Një prej viktimave është fëmijë, teksa shtatë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë libaneze, duke saktësuar se në spital janë konstatuar “dëmtime të konsiderueshme”. Fillimisht u raportua për 4 të vdekur dhe 24 të plagosur.
IDF sulmoi edhe një bazë të Hezbollah, ku mbaheshin miliona dollarë dhe lingota ari, me të cilat dyshohet se financohej lufta e organizatës së lidhur me Iranin.
Kurse sot (22 Tetor), njoftohet se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael. Këtë e ka bërë të ditur agjencia AFP. Departamenti i Shtetit ka konfirmuar një mision në Lindjen e Mesme deri më 25 tetor dhe sipas raporteve të publikuara nga mediat izraelite, sot Blinken pritet të shohë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza e Liban/ Përflitej si lideri i ri i Hezbollah, IDF konfirmon eliminimin e Hashem Safieddine! Tajani: 25 milionë € nga Italia për ndihma humanitare dhe rindërtimin
A.Q/ReportTv.al