Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Vlorës! Të rinjtë italianë nga Kalabria për pushime në Sarandë

2 Gusht, 12:59| Përditesimi: 2 Gusht, 14:04

  • Share

Tragetet e linjës Brindisi -Vlorë janë të tejmbushur me turistë dhe emigrante këtë fillim gushti. Më shumë se 1500 pasagjerë mbërritën të enjten dhe 1000 të tjerë këtë të premte. Një grup të rinjsh italianë shprehen se kanë zgjedhur Sarandën për të kaluar pushimet e tyre verore.

“Po vij për herë të parë me një grup miqsh. Jam e lumtur që jam këtu! Kam dëgjuar fjalë shumë të mira për Shqipërinë dhe shpresoj të kenaqemi. Do qendrojme 10 ditë në Sarandë”, tha nje turiste italiane.

Muaji që lamë pas për Portin e Vlorës, ka shënuar rritje krahasuar me korrikun e vitit 2023. Janë afro 20 mijë pasagjerë që kanë hyrë nga ky port dhe 9600 që kanë dalë. Fluksi vijon të jetë i lartë në ditët e para të gushtit.

Kemi 700 pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bën të ditur shefi i përpunimit të trageteve.  Porti i Vlorës funksionon vetëm një linjën e Brindisit, ndërsa këtë muaj do të jenë në funksion dy tragete.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?