Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali

2 Prill 2020, 18:16| Përditesimi: 2 Prill 2020, 18:30

  • Share

1585706909_1584732843koronavirusiitali.jpg
Në Itali në 24 orët e fundit janë shënuar 760 viktima, 2477 të infektuar dhe 1431 të shëruar. Në 24 orët e fundit, krahasuar me ditën e djeshme është rritur numri i viktimave dhe të shëruarve, ndërsa është ulur i të infektuarve. Sot në vendin fqinj ka pasur 33 viktima më shumë, dje kishte 727, ndërsa sot 760. Numri i të infektuarve fatmirësisht ka shënuar ulje, teksa dje ishin 2937, sot janë regjistruar 2477. Lajm i mirë edhe përsa i përket të shëruarve, pasi ka një rritje në krahasim me dje, që ishin 1118, ndërsa sot 1431. Në total në Itali janë 13915 viktima, 18278 të shëruar dhe të infektuar 115242 qytetarë.


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?