Rritet paga minimale/ Zv.ministrja e financave për Report TV: Në maj, 290 mijë punonjës do të marrin 40 mijë lekë! Ja pse u mor ky vendim

1 Mars 2023, 21:07| Përditesimi: 1 Mars 2023, 22:00

  • Share

TIRANË- Olta Manjani, zv ministre e Financave në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se rritja e pagës minimale do të hyjë në fuqi në datën 1 prill. Pra e thënë ndryshe, në muajin maj, punonjësit do të marrë pagën e plotë prej 40 mijë lekët. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Manjani tha se nga ky vendim përfitojnë 290 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat.

“Do të hyjë në fuqinë  datë 1 prill, krahas vendimit të rritjes së pagës minimale që do të përfitojnë rreth 290 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat”, tha Manjani.

Ajo ka deklaruar se për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve, është vendosur që të subvensionohen me 1974 lekë për punonjës në muaj. Ky subvencionim do të jetë i vlefshëm për 4 sektorë, industria përpunuese, bujqësia, pyjet dhe peshkimi.

“Është marrë dhe një vendim tjetër për subvencionin për kostot e shtuara nga ky vendim, kostot e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në sektor të caktuar të cilët kanë një kosto shumë të lartë të pagave të punonjësve në buxhetin e tyre, prandaj do të do të subvencionohen në masën 1974 lekë për punonjës çdo muaj për një periudhë 1 vjeçare. Janë 4 sektorë që do përfitojnë nga ky sektor, industria përpunuese, bujqësia, pyjet dhe peshkimi. Arsyeja pse e kemi vendosur që të bëjmë këtë kompesim lidhet me faktin që bizneset do të përballen me kostro të shtuar dhe është menduar që t’i ndihmojmë për t’i përballuar këto kosto deri sa biznesi të jenë gati. Janë zgjedhur ato sektor që në koston e tyre, që pagat i kanë substanciale”, tha zv.ministrja.

Në Report Tv, Manjani ka listuar edhe arsyet se përse u vendos rritja e pagës minimale. Së pari, lidhet me faktin se Shqipëria ishte ndër vendet me pagën minimale më të ulët në rajon. Së dyti, është një ndihmë për këtë shtresë të shoqërisë për të rritur mirëqënien e tij, por edhe për faktin se është një detyrim i BE-së.

“Shqipëria renditet ndër vendet me pagën më të ulët në rajon, ndërkohë që vendet e tjera kanë një nivel më të lartë se ai në Shqipëri, prandaj bëhet për 2 qëllime, që të angazhohet forcë shtesë në tregun e punës dhe së dyti që këto punonjës me pagë minimale te kenë një mirëqenies së tyre, nisur edhe nga rritja e çmimeve. Nuk ka një vendimmarrje se sa do të rritet, por është edhe një detyrim për rrugën e integrimit në BE, paga duhet t jetë në nivelin 60% të pagës minimale”, përfundoi Manjani në Report Tv.

Paga minimale nga 34 mijë lekë që është aktualisht, paga minimale do të arrijë në 40 mijë lekë, sipas vendimit që qeveria mori këtë të mërkurë edhe për të lehtësuar pasojat e inflacionit. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ori: 02/03/2023 13:15

    Shume mire per pagen minimale,por a e dini se nje specialist finance merr 10 mije leke me shume se nje pastrues. Mendohuni sa pergjegjesika ky pozicion dheshume pozicionete ngjashme.

    Përgjigju
  • adi: 02/03/2023 12:11

    thjesht durekt rrit pagesen e sigurimeve...kjo esht me kollaj...keni gje tjeter per te ber bejeni... pas piskalizimit qe hic me pak se kjo na rrite 10 mij te reja pagesen per pullen e kolaudimin tani per nje vit i fut dhe nje 10 mi leksh te sigurimet po dhe nje zot e di te tvsh prej cmimeve jepini o te babzitue.... nukkkkk jemi serbeeeeee

    Përgjigju
  • Ska problem: 02/03/2023 00:06

    E thjesht zonj ministre skeni kontribues ne sigurimet shoqerore pra po rripni c’te rripni punojsit njesoj do te paguhen sepse korrupsion ne tatime ju ka dale ne lule te ballit , ne fund keto punojes njesoj do trajtohen po paten fatin te jen gjalle me pension minimal , te gjitha provat po i beni nga sigurimet private e deri ne nxjerrjen e ligjit te siurimit te detyrueshem te Albsig .Cti besh kur nuk nje te keqe me te vogel jemi te detyruar te durojme te keqen e madhe

    Përgjigju
  • Or tej: 01/03/2023 23:11

    Pse e keni lene per diten e rrenave or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?