Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar për tregun e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pa asnjë gjobë.
Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme nga Autoriteti i Konkurrencës për propozimin e Sekretariatit për vendosjen e një gjobe për 5 kompanitë e konstatuara që kishin rritur çmimet në mënyrë të organizuar, u votua kundër, 3 anëtar të komisionit kanë votuar kundër ndërsa ishin vetëm 2 pro. Për këtë arsye ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK nuk ju është vendosur penalitete.
Pro vendosjes së gjobës ka votuar kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi dhe zëvendëskryetari Eduard Ypi, ndërsa kundër kanë votuar anëtarët Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.
Në hetimin e thelluar të kryer nga Autoriteti i Konkurrencës prej një viti për këto ndërmarrje u konstatua se këto kompani dakordësoheshin për vendosjen e çmimit, duke sjellë automatikisht rritje të çmimit të miellit dhe bukës për konsumatorët shqiptar.
Të pyetur nga Report TV për vlerën e gjobës Autoriteti Konkurrencës, refuzon të bëjë të ditur shifrën e propozuar duke thënë se është në diskrecionin e Sekretariatit. Ndërkohë bazuar në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës gjoba për kompanitë që shtrembërojnë tregun gjoba shkon deri 10% të xhiros vjetore të vitit paraardhës të kompanive.
Pas kësaj shkelje u vendos që ndërmarrjet e lartpërmendura të mos caktimin e çmimeve, të mos ndanin tregjet dhe të raportonin pranë konkurrencës çdo tre muaj të dhëna mbi blerjet dhe shitjet. Pas monitorimit nga Sekretariatit të Komisionit të Konkurrencës është vënë re që detyrat e lëna nuk janë zbatuar dhe u propozua gjoba.
Ndërkohë pas më shumë se një viti hetim dhe mbikëqyrje të tregut, burime nga Konkurrenca thonë se është hartuar një raport mbi bazën e të dhënave që kanë sjellë ndërmarrjet dhe të dhënave të marra nga dogana për importin e grurit apo miellit, por që në finale nuk është arritur të vendoset masa ndëshkuese.
Vendimi i zbardhur për këtë çështje do të bëhet publik brenda 15 ditësh. Nga ana tjetër gjatë muajit shtator çmimi i bukës është rritur me rreth 10%, dhe shkak sipas prodhuesve është bërë mungesa e grurit në tregun ndërkombëtar.
Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i PS Erion Braçe i cili thotë se është i shokuar nga ky vendim që zhbën interesin publik, dhe mbron fitimet e privateve.
Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar ashpër pasi bordi i Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër gjobës për tregtarët e miellit që krijuan monopol në treg duke rritur çmimet e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pa asnjë gjobë. Braçe thotë se është i shokuar nga ky vendim kundër interesit publik në favor të disa njerëzve. Duke e cilësuar vendimin shqetësues Braçe shton se shmangia e gjobës, pra falja e këtyre kompanive, legjitimon sjelljen e këtyre katër ndërmarrjeve për rritjen e çmimit të bukës.
Postimi i Braçes:
I shokuar nga vendimi i komisionit te konkurrences lidhur me sjelljen e kater kompanive qe zoterojne tregun e grurit, miellit per buke etj. Behet fjale per miellin per buke, Buken vete! Behet fjale per ushqimin e shtreses me te varfer te shoqerise! Behet fjale per abuzimin e kater ndermarrjeve ne treg! Dua te spjegoj pak; Nje vit e pak me pare, Komisioni i Konkurrences, pas nje hetimi te gjate e te thelluar, ka identifikuar sjellje te koordinuar te kater ndermarrjeve ne treg dhe percaktim te cmime per grurin, miellin, perfshire miellin per buke; Ka lene rekomandime me vendim per to dhe ka lajmeruar monitorim nje vjecar te ketyre kater ndermarrjeve me nje qellim:
Zbatimin e rekomandimeve! Ne fund te ketij monitorimi, sekretariati i Komisionit te Konkurrences ka evidentuar moszbatim te rekomandimeve! Ne kete pike, ka vetem nje veprim, automatik e te pakundershtueshem: Gjobe ndaj ndermarrjeve nen hetim, vendim dhe rekomandim! Jo si qellim ne vetevete, por per te detyruar rikthimin e konkurrences ne kete treg! Asgje tjeter! Zgjedhja e tre anetareve te Komisionit te Konkurrences per te ndaluar aplikimin e ligjit qe legjitimon gjoben, eshte shqetesuese!
Shume shqetesuese! E dini pse? Sepse legjitimon sjelljen e ketyre kater ndermarrjeve, nga hetimi jo konkurruese, e me dem mbi cmimet e miellit, miellit per buke dhe vete CIMIN E BUKES, ne RRITJE e me kosto mbi shtresen me te varfer ne vend! Kaq! Cdo gje tjeter eshte nje banalitet qe zhben interesin publik, e mund ne favor te fitime te nje, dy, tre, kater privateve!
Autoriteti konkurrences eshte nje shaka e keqe..marrin rrogat kot...
PërgjigjuMe mire te kishin votuar ne unison kunder sesa ky vendim i ndare,kjo tregon qe te pakten gjysma e anetareve te ketij organi jane ne konflikt interesi,duket qe eshte hedhur lek i madh per te evituar gjoben,keta duket qe jane aty per te mbrojtur interesat e kapitalit,sa per devijimin e tregut dhe per abuzimin ndaj konsumatorit nuk ia kercet kush,spaku duhet ti hetoje keta plehra
PërgjigjuMe kete qeveri qe kemi, edhe buka do quhet lluks. Keq e me kew do shkojne punet.
PërgjigjuKeta deklarojne ne dogana cmime te uleta, edhe ketu thone eshte rritur cmimi nderkombetar. Tani, o bejne nendeklarim ne dogane, ose eshte oligopol. Bravo, Autoriteti, futi edhe 1 hetim tjeter 1 vit edhe voto kunder. Ka lezet, rroga ecen.
PërgjigjuTe gjitha dyqane te hetohete por do jete ne varësi te shteti dhe supermarkete te hetohet ne gjithe Evropës ne Amerike te hetohete per drita uji
PërgjigjuAgjensi shteterore qe voton kunder vjeljes se nje gjobe qe eshte faktuar qe jane tip oligopoli. Shteti ti shkarkoje anetaret qe votuan kunder dhe ti ndjeki penalisht per krim kunder konsumatorit
PërgjigjuPo ben monolog, apo e ke me qeverise? Na e ndaj pak.
Përgjigju