Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Qeveria ka mekanizma për ta ulur! Autoriteti i Konkurencës mos të bëjë sehir

10 Mars 2022, 10:10| Përditesimi: 10 Mars 2022, 10:16

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe tha se qeveria i ka mekanizmat për të ulur rritjen e çmimit të naftës në vend.

‘Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj se po, ka mekanizma qeveria për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër protestës, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë, për bujqit, për shtresën e mesme, duhet ta mbaj shteti, jo tregtarët. Nuk do ti bashkohem protestës së qytetarëve. Ka aty njerëz që kanë dhënë kontribut domethënës në grabitjen e burimeve të gazit dhe naftës. Ka hajdut banal aty dhe ju si pyesni sepse tani bëjnë si civilistë. Me autoritetin e Konkurencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre! Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurencës të rri të bëj sehir kjo është e papranueshme!'- tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?