COVID 3 dhe mjekët

Kronikë

4 qytetarë humbin betejën me COVID, 984 raste të reja! Rriten shtrimet në spitale, hapet COVID 3! Manastirliu: Kemi riaktivizuar planin për t’iu përgjigjur fluksit

4 Shtator 2021, 15:34| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 18:59

  • Share

TIRANË- 4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 984 raste të reja. Ka ndërruar jetë një 62 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar nga Tirana dhe një 72 vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Nisur nga shtimi i rasteve të reja me COVID dhe shtrimeve në spitale, është hapur spitali COVID-3, ish-Kirurgjia në QSUT. Hapja e këtij spitali sipas ministrisë së Shëndetësisë është bërë në kuadër të planit të hartuar për përballimin e situatës së COVID në vendin tonë, në një kohë kur ekspertët shprehen njëzëri se vjeshta pritet të sjellë një përkeqësim të shifrave. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se ky spital është i pajisur me barnat dhe stafin e duhur mjekësor.

“Forca ekipit të Spitalit COVID 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor. Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shkruan ministrja.

Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në  1.500.000, e ndërsa vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët.

Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Nga 1 shtatori u zgjat ora policore e cila fillon në 23:00 deri në 06:00. 3 kushte janë vendosur edhe për qytetarët që duan të futen në Shqipëri pas datës 6 shtator. E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. 

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në atdhe dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Ndërsa një shqiptar jo rezident që kërkon të hyjë në atdhe pa vaksinë, tampon, apo test serologjik, ndryshe nga shqiptari resident, nuk ka të drejtë të vetëkarantinohet 10 ditë, por i duhet të kthehet në vendin nisjes.

Ora 18:03
4 viktima nga COVID dhe 984 raste të reja në 24 orët e fundit në vend! 106 pacientë të shtruar, 18 në gjendje më të rënduar

4 persona kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në 24 orë janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra"

Rastet janë në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste  në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste  në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste  në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste  në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste  në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd. 

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

"Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127". 

Statistika (04 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore       984  
Të shëruar në 24 orë      640
Të shtruar në spitale       106
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 6113 

Testime totale            1,072,755
Raste pozitive             150,101
Raste të shëruara       135,961 
Raste Aktive                 11,628
Humbje jete                   2,512 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4244
Shkodër          1927
Durrës             989
Vlorë               832
Fier                  819
Lezhë              766
Elbasan           602
Berat               424
Gjirokastër      308
Korçë               304
Kukës              234
Dibër                179

Komento

Komente

  • F-35: 05/09/2021 08:42

    Nese do te verifikohet se vaksinat kineze e ruse nuk jane te sigurta e efektive si ato perendimore, do jete problem i madh deri ne kufijt e skandalit per qeverine. Te mos harrojme se shumica e shqiptareve kane marre vaksinen kineze. Gjithe bota flete per dozen e trete, ketu akoma jo.

    Përgjigju
  • Sabriu: 04/09/2021 16:32

    A ka mundesi qe ministria e shendetesise te na informoje se sa veta jane riinfektuar nga virusi se na cmenden . Nuk japin informacion.

    Përgjigju
    • hani: 04/09/2021 19:50

      Sa perqind e popullsise jane vaksinuar me 2 vaksina?: Po me i Vaksine ? Aspak transparence!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?